• e diel, 01 shkurt 2026

Qëllimi i "Qytetit të sigurt" nuk është të ndëshkojë, por të shpëtojë jetë njerëzore, thotë Toshkovski

Qëllimi i

Shkup, 20 janar 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski deklaroi sonte se qëllimi i "Qytetit të sigurt" nuk është të ndëshkojë, por të shpëtojë jetë njerëzore. Qëllimi është të rritet kultura e sigurisë së qytetarëve dhe si rezultat, të ketë sa më pak kundërvajtje, më pak lëndime dhe sa më pak viktima njerëzore. Do të regjistrohen vetëm katër shkelje: tejkalim shpejtësie, kalim semafori të kuq, ndalim dhe parkim i gabuar dhe automjet i paregjistruar.

Ai informoi se është përcaktuar se numri i kundërvajtjeve është hallka më e dobët. "Filluam me 100.000, ndërsa tani kemi në mënyrë drastike më pak shkelje në trafik, por përsëri ato janë një numër i madh sesa ajo që realisht mund të përpunohet", tha Toshkovski në "Tema e ditës" në Televizionin Sitel, duke shtuar se numrat janë ende në mijëra, por janë shumë më pak se ato në fillim, kur ishin 100.000.

Shpjegoi se duhet t'u ofrojnë qytetarëve të gjitha dëshmitë për t'i bindur se ata vërtet kanë kryer kundërvajtje. Krahasuar me më parë, tani, pas marrjes së njoftimit me telefon ose e-mail, qytetarët do të kenë mundësinë të paguajnë gjysmën e gjobës që është parashikuar brenda tetë ditëve, dhe aty ku ka ndalim për drejtimin e një mjeti motorik, nëse paguhet brenda tetë ose 16 ditëve, atëherë ndalimi shqiptohet në gjysmën e minimumit që përcaktohet me ligj. Sipas tij, e gjithë kjo duhet t'i motivojë qytetarët.

Ministri i Punëve të Brendshme falënderoi qytetarët e RMV-së, veçanërisht ata që drejtojnë mjete motorike në territorin e SPB Shkup sepse, siç tha ai, kanë provuar se pa gjoba këto muaj e gjysmë që kur filloi përdorimi i "Qytetit të sigurt" në të ashtuquajturën periudhë testimi, nuk kemi gjoba.

"Arritën të ulin numrin e vdekjeve, si rezultat i mosrespektimit të rregullave të trafikut, në territorin e SPB Shkup nga 11 krahasuar me dhjetorin dhe janarin e vitit të kaluar në dy vdekje në dhjetor të vitit 2025 dhe janar 2026, deri më 20 janari. Numri i personave të lënduar, si rezultat i mosrespektimit të rregullave të trafikut, krahasuar për këto 50 ditë me fundin e vitit 2025 me fillimin e vitit 2026 dhe fundin e vitit 2024 me fillimin e vitit 2025 për të njëjtat muaj - dhjetor dhe janar, është ulur me 35 për qind. Kemi 35 për qind më pak persona të lënduar në territorin e SPB Shkup krahasuar me dy muajt e mëparshëm", tha Toshovski në "Tema e ditës" në Televizionin Sitel.

Ai njoftoi se qytetarët do të kenë mundësinë të paguajnë në disa mënyra, në bankë, të paguajnë me kartë në stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacioneve elektronike të bankave, si dhe do të ketë një aplikacion të veçantë, të cilin do ta përgatisë MPB-ja dhe qytetarët do të jenë në gjendje ta përdorin, me mbrojtje të veçantë për përdoruesin. mb/

Foto: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR