• e diel, 01 shkurt 2026

Protesta në disa qytete bullgare për ndërrim të prokurorit të përgjithshëm

Protesta në disa qytete bullgare për ndërrim të prokurorit të përgjithshëm

Sofje, 21 janar 2026 (MIA) - Para gjykatës në Sofje, por edhe në Varnë, në Burgaz dhe në Plovdiv qytetarët po protestojnë dhe kërkojnë dorëheqje nga ushtruesi i detyrës prokuror i përgjithshëm, Borisllav Sarafov.

Protetat e quajtura "Operacioni: I pavlefshëm" janë organizuar nga nisma Drejtësi për të gjithë, ndërkaq iu bashkangjitën edhe grupi Studentët kundër mafisë.

Protestuesit pohojnë se Sarafov ka uzurpuar pozicionin e Prokurorit të përgjithshëm për të paktën gjysmë viti me ndihmën e Kolexhit të prokurorëve të Këshillit suprem gjyqësor dhe duke vendosur se kush do të paditet dhe kush do të ndiqet penalisht. Sipas tyre, ai po bllokon të gjithë sistemin gjyqësor.

Avokati Emil Georgiev nga Drejtësi për të gjithëza tove kujtoi se Gjykata kushtetuese refuzon të marrë në konsideratë mendimet e Sarafovit për çështjet kushtetuese, përkatësisht e konsideron atë të paligjshëm.

Protestuesit në Sofje do të drejtohen edhe drejt Këshillit suprem gjyqësor. ab/

foto: BTА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR