Propozim-ligji për hua për projektin rehabilitimin efikas energjetik të konvikteve studentore shkon në seancë parlamentare
- Propozim-ligji për hua për financimin e projektit për rehabilitim efikas energjetik të konvikteve studentore dhe objekteve për nxënës/studentë me aftësi të kufizuara shkon në seancë parlamentare.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:38, 29 janar, 2026
Shkup, 29 janar 2026 (MIA) - Propozim-ligji për hua për financimin e projektit për rehabilitim efikas energjetik të konvikteve studentore dhe objekteve për nxënës/studentë me aftësi të kufizuara shkon në seancë parlamentare.
Komisioni Parlamentar për Financim dhe Buxhet në seancën e sotme të 59-të miratoi një konkluzion , meqenëse është në procedurë të shkurtuar, që propozim-ligji për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua nga Banka Kreditore për Rindërtim - KfW pas marrëveshjes për hua për financimin e projektit për rehabilitim efikas energjetik të konvikteve studentore dhe objekteve për nxënës/studentë me aftësi të kufizuara në Maqedoninë e Veriut, faza 2, dërgohet për procedurë të mëtejshme në Kuvend.
Pas udhëzimit të dhënë, propozim-ligji do të shkojë në seancë parlamentare.
Ky ishte leximi i dytë i propozim-ligjit, propozues i të cilit është Qeveria.
Propozuese e autorizuar është Gordana Dimitrieska-Koçoska, ministre e Financave.
Foto: Arkivi i MIA-s