• e diel, 01 shkurt 2026

Pritet që delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë të takohen të dielën, Zelenski bën thirrje për presion ndaj Moskës

Pritet që delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë të takohen të dielën, Zelenski bën thirrje për presion ndaj Moskës

Kiev, 26 janar 2026 (MIA) - Pritet që bisedat mes negociatorëve ukrainas dhe rusë të vazhdojnë të dielën, deklaroi presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski, duke u bërë thirrje aleatëve të mos e ulin presionin ndaj Moskës.

Zelenski në deklaratën e tij sot tha se të dy palët kanë diskutuar hapat për t'i dhënë fund luftës. Ai shtoi se do të ishte mirë që këto bisedime të vazhdonin madje edhe para të dielës.

Zelenski theksoi se Ukraina ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në anën e paqes. Ai theksoi se Rusia është i vetmi vend për të cilin kjo luftë është ende duke vazhduar.

"Nevojitet presion. Pikërisht presioni dhe pasojat nga ai, sanksionet, bllokimi i operacioneve ruse, e gjithë kjo ka të bëjë me ndalimin e luftës", shtoi ai. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR