• e martë, 16 dhjetor 2025

Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e shenjtë, pritet në audiencë nga Papa Leo XIV

Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e shenjtë, pritet në audiencë nga Papa Leo XIV

Prishtinë, 12 dhjetor 2025 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Selinë e Shenjtë, ku do të zhvillojë një sërë takimesh.

Osmani, së bashku me Zotërinë e parë, Prindon Sadriu, do të priten në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik. Po ashtu, presidentja do të zhvillojë takim me Sekretarin e shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin.

Gjatë vizitës në Vatikan, presidentja Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit.

“Në selinë e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, ndërkaq, presidentja Osmani do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatik dhe personalitete të tjera. Gjatë kësaj vizite ajo do të realizojë edhe një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim të thellimit të raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë”, thuhet në komunikatën e kabinetit të Osmanit.

QËNDRONI TË LIDHUR