Pluhuri afrikan përsëri përfshinë Greqinë, duke rritur ndotjen e ajrit
- Përqëndrimi i madh i pluhurit nga Afrika përsëri pritet sot në Greqi, ndërsa kjo dukuri do të zgjasë deri të enjten, njoftojnë mediat greke duke cituar parashikimet e meteorologëve.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:54, 14 prill, 2026
Athinë, 14 prill 2026 (MIA) - Përqëndrimi i madh i pluhurit nga Afrika përsëri pritet sot në Greqi, ndërsa kjo dukuri do të zgjasë deri të enjten, njoftojnë mediat greke duke cituar parashikimet e meteorologëve.
Sipas botimit elektronik të gazetës "Efimerida ton sindakton", re të pluhurit nga Sahara do ta përfshijnë vendin gjatë ditës.
Pluhuri nga shkretëtira e Saharasë, i cili shpesh arrin në Greqi për shkak të afërsisë gjeografike me Afrikën, përbën një faktor të rëndësishëm të ndotjes së ajrit në rajon.
Vitin e kaluar në 23 vende evropiane është regjistruar rritje e përqendrimit mesatar vjetor të PM 2,5 , ndërsa në 18 vende është vërejtur ulje. Në Greqi rritja kalon 30 për qind.
Rritja, sipas studimit, vjen si pasojë e tymit nga zjarret në Amerikën Veriore, si dhe transportit të rërës nga Sahara. qa/
Foto: Akrivi