Peskov: Rusia pranoi të përmbahet nga sulmet ndaj Ukrainës deri më 1 shkurt
- ëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, sot deklaroi se Rusia ka pranuar të përmbahet nga sulmet ndaj Ukrainës deri më 1 shkurt në pajtim me lutjen e presidentit amerikan, Donald Tramp.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:37, 30 janar, 2026
Moskë, 30 janar 2026 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, sot deklaroi se Rusia ka pranuar të përmbahet nga sulmet ndaj Ukrainës deri më 1 shkurt në pajtim me lutjen e presidentit amerikan, Donald Tramp.
"Moska u dakordua me kërkesën e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, të përnbahet nga sulmet ndaj Ukrainës deri më 1 shkurt, në mënyrë që të krijohen kushte të volitshme për negociata. Flasim për krijim të kushteve të volitshme për negociata. Po, gjithsesi, ekzistonte thirrje personale nga presidenti Tramp", kumtoi Peskov.
Tramp dje deklaroi se personalisht e ka lutur Putinin të mos i sulmojë Kievin dhe qytete tët jera në Ukrainë për shkak të ftohtit ekstrem në javën e ardhshme.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Stiv Uitkof tha se në negociatat më të reja është arritur përparim i dukshëm nëpërpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Duke folur për marrëveshjen e mundshme paqësore mes Ukrainës dhe Rusisë, Uitkof në takimin e Kabinetit të hapur për opinion tha se pop ndodhin gjëra shumë të mira mes dy palëve të cilat bisedojnë për marrëveshjen territoriale dhe se negociatat do të vazhdojnë javën e ardhshme. ab/
Foto: МIА arkivi