• e martë, 24 mars 2026

Peskov: Rusia mban kontakte me udhëheqësinë në Havanë, e gatshme t’i ndihmojë Kubës

Peskov: Rusia mban kontakte me udhëheqësinë në Havanë, e gatshme t’i ndihmojë Kubës

Moskë, 17 mars 2026 (MIA) - Dmitrij Peskov, zëdhënës i presidentit rus Vlladimir Putin deklaroi sot se Rusia mban kontakte me udhëheqësinë kubaneze si në nivel profesional ashtu edhe në atë të punës dhe është e gatshme ta ndihmojë Kubën.

"Ne mbajmë kontakte me miqtë tanë kubanez", u tha Peskovi gazetarëve.

Sipas tij, Rusia është e gatshme ta ndihmojë Kubën e cila po përballet me probleme të rëndësishme humanitare.

"Këto çështje po zgjidhen", tha zëdhënësi i presidentit rus.

Ai tha se në Kubë po ndodhin probleme të mëdha humanitare. "Dhe, sigurisht ne si Rusi, jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë ndihmën e mundshme".

Të gjitha këto çështje po diskutohen me kolegët tanë kubanez", u tha Peskovi gazetarëve.

“Këto çështje po zgjidhen”, tha zëdhënësi i presidentit rus.

Ai tha se Kuba po përballet me vështirësi serioze ekonomike për shkak të embargos të vendosur ndaj saj.

Më 29 janar, presidenti amerikan Donald Tramp nënshkroi urdhër ekzekutiv që autorizonte tarifat për importet nga vendet që furnizojnë naftë në Kubë dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të kërcënimit të perceptuar kubanez për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Qeveria kubaneze pretendon se SHBA-ja po e përdorë bllokadën energjetike për të penguar ekonominë e vendit të Karaibeve dhe për t'i bërë kushtet e jetesës të padurueshme për popullsinë e saj.

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR