• e diel, 01 shkurt 2026

Pesë kandidatë deri tani në shpalljen për prokuror publik shtetëror, afati skadon në mesnatë

Pesë kandidatë deri tani në shpalljen për prokuror publik shtetëror, afati skadon në mesnatë

Shkup, 26 janar 2026 (MIA) - Deri tani pesë kandidatë janë paraqitur në shpalljen e Kuvendit për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për u.d. prokuroren aktuale publike shtetërore, Anita Topollova Isajllovska, prokuroren Lençe Ristovska, gjyqtarin e Gjykatës penale, Nenad Savevski, ish kryetarin e Gjykatës penale, Vlladimir Pançevski dhe prokuroren e Prokurorisë së Shkupit, Lidija Raiçeviq. Afati për paraqitjen e kandidatëve skadon në mesnatë.

Gjyqtari i Gjykatës penale Savevski dhe prokurorja Raiçeviq për MIA-n e konfirmuan kandidaturën, ndërsa në deklaratë për media këtë e konfirmuan edhe prokurorja Ristovska dhe u.d. prokurorja shtetërore, Topollova Isajllovska.

Kandidaturën e tij për shpalljen për prokuror publik e konfirmoi edhe kryetari i Gjykatës themelore të Shkupit, Vlladimir Pançeski. Në paraqitjen thuhet se ai i plotëson të gjitha kushtet ligjore për kryerjen e funksionit prokuror publik shtetëror.

"Bashkëngjitur, ai u ka dorëzuar organeve kompetente propozim-dokumentacion dhe dëshmi për përmbushjen e kushteve të përgjithshme të përcaktuara në nenin 61 të Ligjit për Prokurorinë Publike, si dhe dëshmi për përmbushjen e kushteve të veçanta nga neni 62 paragrafi 1, alineja 1 e këtij ligji", theksohet në aplikimin e Pançevskit drejtuar Kuvendit.

Aplikim për funksionin e Prokurorit publik shtetëror paralajmëroi edhe ish-prokurori i lartë publik në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup, Mustafa Hajrullahi.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Ljupço Koçevski dha dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i Prokurorit publik shtetëror. Deri në zgjedhjen e një prokurori të ri, për ushtrues të detyrës është zgjedhur Anita Topolova-Isajllovska, ish-zëvendësprokurore publike republikane.

Procedura për zgjedhjen e Prokurorit publik shtetëror filloi me konkursin e shpallur nga Kuvendi më 12 janar të këtij viti, me një afat për aplikim prej 15 ditësh nga data e publikimit në “Gazetën Zyrtare”. Kandidatët duhet të kenë një përvojë pune të pandërprerë prej të paktën 10 vjetë si prokurorë publikë ose gjyqtarë në fushën e së drejtës penale.

Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, aplikimet e pranuara i dërgohen Qeverisë. Pas dorëzimit të aplikimeve, Qeveria kërkon mendim nga Këshilli i Prokurorëve Publikë për të gjithë kandidatët. Këshilli është i detyruar të dorëzojë mendime të arsyetuara brenda 15 ditëve. Nëse Këshilli nuk jep një mendim pozitiv për asnjërin nga kandidatët e paraqitur, Qeveria nuk mund të propozojë asnjë kandidat dhe i sugjeron Kuvendit shpalljen e një konkursi të ri. Me 61 vota të deputeëve do të fduhet të zgjedhet prokurori i ri publik shtetëror. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR