Pavel: NATO-ja mundet edhe pa SHBA-në
- Presidenti i Çekisë, Petr Pavel sot deklaroi se nuk i kupton kritikat e presidentit amerikan, Donald Tramp ndaj aleatëve për shkak se nuk iu bashkangjitën sulmit amerikano-izraelit ndaj Iranit.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:42, 1 prill, 2026
Pragë, 1 prill 2026 (MIA) - Presidenti i Çekisë, Petr Pavel sot deklaroi se nuk i kupton kritikat e presidentit amerikan, Donald Tramp ndaj aleatëve për shkak se nuk iu bashkangjitën sulmit amerikano-izraelit ndaj Iranit.
"Para së gjithash duhet të kuptohet se NATO-ja u krijua si aleancë mbrojtëse, detyrë kryesore e së cilës është në mënyrë kolektive t'i mbrojë territoret e vendeve-anëtare. SHBA-ja nuk u sulmua, ndërsa Irani nuk është anëtare paktit. Prandaj kërkesa që NATO-ja të përfshihet në konfliktin në Lindjen e Afërt nuk i përgjigjet parimeve mbi të cilat është formuar NATO-ja", theksoi Pavel.
Ai, pas paralajmërimeve të Trampit për tërheqje të SHBA-së nga Aleanca veriatlantike, theksoi se NATO-ja mund të funksionojë pa SHBA-në, por se anëtaret e tjera duhet të ndërmarrin masa për ruajtje të parimit të mbrojtjes kolektive.
"Jam i bindur se NATO-ja ka kuptim jo vetëm për vendet evropiane, por edhe për Kanadanë dhe SHBA-në. Në rast se ndonjë anëtare e braktisë atë, mund të vazhdojë së funksionuari, por kjo do të kërkonte shumë punë nga të gjithë", theksoi Pavel.
Ai është ish-shef i Shtatmadhorisë së armatës çeke, tani gjeneral i pensionuar, ndërkaq ishte edhe në krye të Komitetit ushtaral të NATO-s. ab/
foto: МIА arkivi