• e diel, 01 shkurt 2026

Pas gati dy vitesh, Izraeli do ta rihapë vendkalimin kufitar Rafah

Pas gati dy vitesh, Izraeli do ta rihapë vendkalimin kufitar Rafah

Jerusalem, 30 janar 2026 (MIA) – Më 1 shkurt do të rihapet vendkalimi kufitar midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit. Vendkalimi kufitar Rafah do të jetë i hapur në të dyja kahet pas gati dy vitesh.

Rihapja e kalimit kufitar Rafah është një hap i rëndësishëm në kuadër të planit të armëpushimit në Rripin e Gazës të propozuar nga presidenti amerikan Donald Tramp.

Vendkalimi Rafah, dalja kryesore e enklavës palestineze në botë, është mbyllur që nga maji i vitit 2024.

Izraeli dhe Egjipti do të kontrollojnë njerëzit që duan të largohen ose të hyjnë, ndërsa ata do të monitorohen nga agjentët e patrullave kufitare të Bashkimit Evropian.

Palestinezët që u larguan nga Gaza gjatë luftës do të lejohen të kthehen pasi të kenë marrë një leje sigurie izraelite.

Izraeli kundërshtoi rihapjen e kalimit kufitar, por kthimi i trupit të pengut të fundit nga Gaza të hënën lejoi që procesi të vazhdojë.

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR