• e mërkurë, 15 prill 2026

Pakistani përgatit një raund të ri të negociatave midis Iranit dhe SHBA-së

Pakistani përgatit një raund të ri të negociatave midis Iranit dhe SHBA-së

Islamabad, 14 prill 2026 (MIA) – Pakistani po përgatit një raund të ri të negociatave midis Iranit dhe SHBA-së, pasi negociatat për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme gjatë fundjavës përfunduan pa marrëveshje. 

Diplomatë të paidentifikuar theksuan se Kina, Egjipti, Arabia Saudite dhe Turqia janë gjithashtu në kontakt me Teheranin dhe Uashingtonin pasi të katër vendet propozuan një raund të ri bisedimesh në Islamabad këtë javë.

Ata shtuan se Kina e këshilloi Iranin të binte dakord për negociata të mëtejshme.

Zyrtarë të lartë amerikanë dhe iranianë zhvilluan gjatë fundjavës bisedimet të nivelit më të lartë të drejtpërdrejta në dekadat e fundit. Në takim nuk u përcaktua një plan për periudhën pas skadimit të armëpushimit aktual dyjavor.

Pas publikimit të mossuksesit të negociatave për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, Teherani tha se "askush nuk priste" që Shtetet e Bashkuara dhe Irani të arrinin marrëveshje në raundin e parë të bisedimeve.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së Xhej Di Vens, i cili udhëhoqi delegacionin e SHBA-së në Pakistan, u largua nga vendi të dielën në mëngjes pasi njoftoi se nuk ishte arritur asnjë marrëveshje paqësore. Ai shtoi se SHBA-ja pret përparim në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke paralajmëruar se bisedimet do të ndryshojnë nëse Teherani nuk do të ndryshojë qëndrimin për këtë çështje. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR