Përleshje masive mes tifozëve të Borusia Dortmund dhe Hamburger, mbi 150 të lënduar
- Më shumë se 150 persona janë arrestuar pas një përleshjeje masive midis tifozëve të Borusia Dortmund dhe Hamburger pas një ndeshjeje midis dy skuadrave të Bundesligës, njoftoi sot policia e Dortmundit.
- Post By Melahat Baftija
- 16:34, 22 mars, 2026
Dortmund, 22 mars 2026 (MIA) - Më shumë se 150 persona janë arrestuar pas një përleshjeje masive midis tifozëve të Borusia Dortmund dhe Hamburger pas një ndeshjeje midis dy skuadrave të Bundesligës, njoftoi sot policia e Dortmundit.
Siç raporto agjencia DPA, në incident 152 persona janë privuar nga liria, shumica prej tyre tifozë të Hamburgut.
Të gjithë u liruan pasi u përcaktua identiteti i tyre dhe u nisën procedurat penale.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, tifozët e Borusia Dortmund sulmuan autobusët që transportonin tifozët e Hamburgut pas ndeshjes të shtunën, gjë që çoi në një përleshje masive në rrugë. Shumica e tifozëve ikën kur policia mbërriti në vendngjarje.
Nuk pati raportime për të lënduar në incident. mb/
Foto: EPA