• e diel, 01 shkurt 2026

Përfunduan negociatat dyditëshe mes delegacioneve të Moskës, Uashingtonit dhe Kievit në Abu Dabi

Përfunduan negociatat dyditëshe mes delegacioneve të Moskës, Uashingtonit dhe Kievit në Abu Dabi

Abu Dabi, 24 janar 2026 (MIA) - Në Abu Dabi pak përpara përfunduan negociatat për sigurinë e Ukrainës mes delegacioneve të Moskës, Uashingtonit dhe Kievit, lajmëruan mediumet ruse.

Grupi rus i punës, i kryesuar nga shefi i Drejtorisë së prëgjithshme të Shtatmadhorisë së forcave të armatosura, admirali Igor Kostjukov, u kthye në hotel, shtojnë mediumet ruse.

Paraprakisht, agjencia TASS, duke iu referuar një burimi të informuar, kumtoi se ekipet negociuese në Abu Dabi po studiojnë dhe shqyrtojnë disa dokumente për paqen në Ukrainë, duke shtuar se "po shqyrtohen edhe territore dhe garanca dhe aspekte të tjera".

Persona zyrtarë konfirmuan se ky ishte takimi i parë që prej filimit të luftës, para pothuajse katërviteve, në të cilin marrin pjesë të tre vendet.

Bisedimet mes delegacioneve ukrainas, rus dhe amerikan në Abu Dabi për arritje të zgjidhjes paqësore për Ukrainën, që filluan dje, vazhduan sot, gjithashtu parapa dyerve të mbyllura.

I dërguari amerikan, Stiv Uitkof, dhëndri i presidentit amerikan Donald Tramp, Xhared Kushner, si dhe sekretari i armatës në Ministrinë amerikane të Mbrojtjes, gjenerali Daniel Driskol, gjithashtu morën pjesë në bisedimet trepalëshe në Abu Dabi, ndërs apas takimit ata menjëherë udhëtuan drejt Izraelit, ku do të bisedojnë për të ardhmen e Gazës.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski dje konfirmoi se çështja kundërthënëse për territorin e Donbasit është diskutuar në takimin në Abu Dabi.

Çështjet territoriale mbeten pikë kontestuese, sepse Rusia kërkon që Ukraina të dorëzojë 20 për qind të territorit të Donjeckut që e mban akoma, përderisa Zelenski refuzoi të heqë dorë nga ai territor. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR