• e diel, 01 shkurt 2026

Përbërja e re e KSHZ-së do të japë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit

Përbërja e re e KSHZ-së do të japë deklaratë solemne para kryetarit të  Kuvendit

 Shkup, 29 janar 2029 (MIA) - Përbërja e re e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot do të japë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

 Përbërja e re të KSHZ-së, e cila dje  u votua nga deputetët, përbëhet nga Bojan Mariçi, kryetar i Komisionit, Abdush Demiri nënkryetar, dhe anëtarët Aleksandar Dashtevski, Angellço Ristov, Svetllana Karapetrova, Boris Kondarko dhe Ditmire Shehu.

 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përbëhet nga shtatë anëtarë (kryetar, nënkryetar dhe pesë anëtarë të tjerë). Kandidatët për anëtarë të KSHZ-së duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendbanim të përhershëm në vend, të jenë juristë të diplomuar me të paktën tetë vjet përvojë pune si juristë dhe të mos jenë anëtarë të një organi të partisë politike.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR