• e diel, 01 shkurt 2026

Përbërja e re e KSHZ-së dha deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit

Përbërja e re e KSHZ-së dha deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit

Shkup, 29 janar 2026 (MIA) - Përbërja e re e Komisionit Shtëtëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot dha deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. 

Përbërja e re përbëhet nga Bojan Mariçiq, kryetar i Komisionit, Abdush Demiri, nënkryetar dhe anëtarët Aleksandar Dashtevski, Angellço Ristov, Svetllana Karapetrova, Boris Kondarko dhe Ditmire Shehu.

Kryetari i KSHZ-së, Mariçiq, në emër të të gjithë anëtarëve, u falënderua për mbështetje me shumicë prej dy të tretash nga të gjithë 83 deputetët që votuan për zgjdhjen e tyre. Theksoi se ky funksion përfaqëson një përgjegjësi dhe besim seriot, të cili, siç u shpreh, duhet ta justifikojnë. 

"E dini se në periudhën e kaluar, dhjetë vitet e fundit, KSHZ-ja gjithmonë ka qenë në nivel të detyrës dhe fakti që deri më tani nuk ka pasur probleme me procesin zgjedhor treson se tashmë po krijojmë një traditë të tillë, një memorie institucionale. Ne do të vazhdojmë në këtë frymë", tha ai.

Mariçiq informoi se sot nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, janë ftuar dhe kanë pranuar të marrin pjesë në grupin e punës për Kodin Zgjedhor për, siç theksoi, të kontribuojnë që kodi i ri të jetë më cilësor. 

Në rend dite është shqyrtimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor ose një Kod i ri Zgjedhor. Ne do ta ndjekim këtë me vëmendje të madhe. Edhe gjatë bisedës me kryetarin e Kuvendit u ftuam të marrin pjesë në grupin e punës. Natyrisht që do ta pranojmë, për të qenë në niveë të detyrës dhe për të kontribuar që Kodi i ri Zgjedhor të ketë cilësi sa më të lartë dhe të ketë zbatimin e saj praktik. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mund të ndihmojë në këtë pjesë", theksoi Mariçiq. 

Komisioni Shtëtor i Zgjedhjeve është i përbërë nga shtatë anëtarë - kryetar, nënkryetar dhe pesë anëtarë tjerë, me të drejtë rizgjedhjeje. Mandati i tyre zgjat katër vjet, e ata zgjidhen brenda 60 ditëve nga dita e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit. Partitë politike në opozitë propozojnë kryetarin dhe dy anëtarë të KSHZ-së, ndërsa partitë në pushtet propozojnë nënkryetarin dhe tre anëtarë të KSHZ-së. Të gjithë ata zgjidhen nga Kuvendi me shumicë prej dy të tretash të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Kandidatët për anëtarë të KSHZ-së duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendbanim të përhershëm, juristë të diplomuar me të paktën tetë vjet përvojë pune si juristë dhe të mos jenë anëtarë të ndonjë organi të një partie politike. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR