• e diel, 01 shkurt 2026

Osmani ftohet nga Trampi që ta përfaqësojë Kosovën në Bordin e paqes

Osmani ftohet nga Trampi që ta përfaqësojë Kosovën në Bordin e paqes

Prishtinë, 21 janar 2026 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një ftesë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e paqes.

“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e presidentit Tramp për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt. Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën presidenti Tramp nëpërmjet kësaj iniciative historike. Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej. Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes - dhe ne jemi gati”, thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentes Osmani.

QËNDRONI TË LIDHUR