Organizata Ndërkombëtare Detare bëri thirrje për korridor humanitar në Ngushticën e Hormuzit
- Organizata ndërkombëtare detare (IMO) miratoi një deklaratë me të cilën bën thirrje për krijimin e një korridori të sigurt detar për evakuimin e anijeve tregtare të bllokuara në Gjirin Persik, pasi Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit.
- Post By Qefsere Abduli
- 21:34, 19 mars, 2026
Londër, 19 mars 2026 (MIA) - Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) miratoi një deklaratë me të cilën bën thirrje për krijimin e një korridori të sigurt detar për evakuimin e anijeve tregtare të bllokuara në Gjirin Persik, pasi Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit.
Sekretari i përgjithshëm i organizatës, Arsenio Domingez, theksoi se masa është thelbësore për sigurinë e trafikut detar dhe synon të parandalojë një krizë humanitare dhe ekonomike.
"Vendimi për krijimin e një korridori humanitar për evakuimin e anijeve është i një rëndësie të veçantë", deklaroi Domingez në fund të takimit dyditor urgjent të agjencisë së KB-së në Londër. qa/
Foto: DPA