Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkon taksa për pijet me sheqer dhe alkoolike
- Pijet me sheqer dhe ato alkoolike janë më të lira sepse nuk tatimohen sa duhet, që çon në normë më të lartë të obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve tjera, theksoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) duke shtuar se fëmijët dhe adoleshentët janë veçanërisht të prekur.
- Post By Sara Ademi
- 10:26, 30 janar, 2026
Gjenevë, 30 janar 2026 (MIA) - Pijet me sheqer dhe ato alkoolike janë më të lira sepse nuk tatimohen sa duhet, që çon në normë më të lartë të obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve tjera, theksoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) duke shtuar se fëmijët dhe adoleshentët janë veçanërisht të prekur.
Në pijet e tilla duhet të vendosen tatime ose të rriten ato të përhershmet, porosit Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo do t'i bënte pijet më të shtrenjta dhe për këtë arsye do të konsumoheshin më pak, ndërsa njëkohësisht mund të mblidhen më shumë para për sistemin shëndetësor.
Sipas të dhënave të OBSH-së, 116 vende përreth botës i tatimojnë pijet joalkoolike dhe pijet tjera me sheqer, por shumë pije të tjera me sasi të lartë të sheqerit edhe më tutje nuk përfshihen me tatime, siç janë pijet njëqind të frutave, pijet e qumështit me sheqet dhe kafja ose çaji i gatshëm.
"Tatimet shëndetësore janë një nga mjetet më të forta që i kemi për promovimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve", tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus.
OBSH gjithashtu tha se të paktën 25 vende, kryesisht në Evropë, duke e përfshirë edhe Gjermaninë, nuk kanë taksë të veçantë akcize për verën.
Ndryshe nga vera, pijet alkoolike si rakia e frutave, konjaku, vodka ose uiski i nënshtrohen taksës së alkoolit, ndërsa birra tatohet me një taksë të veçantë për birrën. Konsumi i alkoolit mund të çojë në sëmundje, dhunë dhe lëndime, paralajmëron një nga drejtorët e OBSH-së, Etien Krug.
"Ndërsa industria nxjerr fitim, publiku shpesh mban pasojat shëndetësore dhe shoqëria mban kostot ekonomike", tha Krug. sa/
Foto: Piksabej