Orban: Evropa duhet të heqë menjëherë sanksionet ndaj energjisë ruse
- Kryeministri hungarez Viktor Orban i bëri thirrje Evropës që menjëherë të heqë sanksionet ndaj energjisë ruse për të mbrojtur ekonominë e saj nga një nga krizat më të rënda ekonomike në historinë e saj, e cila është pasojë e luftës në Iran.
- Post By Sara Ademi
- 19:18, 2 prill, 2026
Budapest, 2 prill 2026 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban i bëri thirrje Evropës që menjëherë të heqë sanksionet ndaj energjisë ruse për të mbrojtur ekonominë e saj nga një nga krizat më të rënda ekonomike në historinë e saj, e cila është pasojë e luftës në Iran.
Në përgjigje të paralajmërimit të kryeministrit polak Donald Tusk se veprimet e fundit të Trampit dhe Orbanit janë si "plani i ëndrrave të Putinit", kryeministri hungarez ka dyfishuar thirrjet e tij për një ndryshim pro-rus në politikën e BE-së, raporton Gardian.
"Evropa po shkon drejt njërës prej krizave më të rënda ekonomike në historinë e saj. Bota po përballet me një krizë serioze energjetike. Evropa është në rrezik serioz. E vetmja rrugëdalje është heqja e sanksioneve të vendosura ndaj energjisë ruse. Menjëherë. Nuk kemi pse të mendojmë për Putinin, por për vendin dhe popullin tonë", tha Orban.
Sipas raportimeve, ai i tha Tuskut se, në vend që të nxiste luftë, duhet ta donte dhe ta shpëtonte vendin e tij.
Komentet e Orbanit vijnë vetëm 10 ditë para zgjedhjeve të rëndësishme parlamentare në Hungari, kujton "Gardian". sa/
Foto: MIA arkivi