• e diel, 01 shkurt 2026

OBSH: Rrezik i ulët i përhapjes së virusit Nipah jashtë Indisë

OBSH: Rrezik i ulët i përhapjes së virusit Nipah jashtë Indisë

Gjenevë, 30 janar 2026 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot kumtoi se ekziston rrezik i ulët nga përhapja e virusit Nipah nga India dhe se nuk rekomandon vendosje të kufizimeve për udhëtim ose tregti pasi në vend u konfirmuan dy raste të infektimit.

OBSH citoi se India ka kapacitet t'i parandalojë epidemitë e tilla dhe se nuk ka prova të rritjes së transmetimit të virusit nga njeriu në njeri, me vërejtje se është në koordinim të përhershëm me autoritetet shëndetësore indiane. Njëkohësisht, nuk është përjashtuar mundësia për ekspozim të mëtejshëm të virusit, i cili qarkullon mes popullatës së lakuriqëve të natës në disa pjesë të Indisë dhe Bangladeshin fqinj.

Pas vërtetimit të infeksioneve në Indi, Honk-Kong, Malejzi, Singapor, Tajlandë dhe Vietnam këtë javë u ashpërsuan kontrollet e aeroporteve për të parandaluar përhapjen e mundshme të virusit.

Virusi Nipah transmetohet nga lakuriqët e natës dhe kafshët si derrat, ndërsa tek njerëzit mund të shkaktojë ethe dhe inflamacion të trurit. Shkalla e vdekshmërisë varion nga 40 në 75 përqind dhe nuk ka kurë të regjistruar, ndërsa vaksinat ende po testohen. Transmetimi nga personi në person është i vështirë dhe zakonisht kërkon kontakt të ngushtë të zgjatur. Sipas virologëve, rreziku për popullatën e përgjithshme mbetet i ulët.

OBSH njofton se burimi i infeksionit aktual nuk është kuptuar ende plotësisht dhe se virusi Nipah klasifikohet si patogjen prioritar për shkak të vdekshmërisë së lartë dhe mungesës së vaksinave ose barnave të licencuara.

Dy punonjës shëndetësor të infektuar në fund të dhjetorit në shtetin lindor indian të Bengalit Perëndimor gjenden në trajtim spitalor, njoftuan autoritetet lokale. Kjo është epidemia e shtatë e dokumentuar e Nipah në Indi dhe i treti në Bengalin Perëndimor, veçanërisht në shtetin federal Kerala, ka raportuar rregullisht raste sporadike të infeksionit që nga viti 2018. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR