Objektet komerciale në Shqipëria duhet të pajisen me terminale POS deri më 30 maj 2026
- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se të gjitha objektet komerciale në Shqipëria duhet të pajisen me terminale POS deri më 30 maj 2026.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:54, 10 prill, 2026
Tiranë, 10 prill 2026 (MIA) - Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se të gjitha objektet komerciale në Shqipëria duhet të pajisen me terminale POS deri më 30 maj 2026.
Përdorimi i pajisjeve POS/POI synon të ofrojë një shërbim më cilësor dhe më të shpejtë për klientët, duke lehtësuar pagesat dhe rritur transparencën e transaksioneve.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se pritet që vendosja e opsionit të pagesës me kartelë të kontribuojë si në formalizimin ashtu edhe në forcimin e sektorit të turizmit, duke ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit në vend.
Drejtoria e Përgjithshme u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që të marrin masat e nevojshme për respektimin e këtij detyrimi ligjor brenda afatit të përcaktuar, duke paralajmëruar se mosrespektimi mund të sjellë masa administrative. qa/
Foto: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve