• e shtunë, 31 janar 2026

Nxënësit nga komuna e Tetovës të parët do të marrin kartela për transport publik falas

Nxënësit nga komuna e Tetovës të parët do të marrin kartela për transport publik falas

Tetovë, 26 janar 2026 (MIA) - Nxënësit nga shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë të parët do të marrin kartela për transport publik falas me autobusë të ndërmarrjeve komunale. Me këtë gradualisht fillon zbatimi i vendimit të Këshillit të Komunës së Tetovës të seancës së shtatë më 30 dhjetor 2025 për futjen e transportit falas me autobusë urban.

"Transport të tillë do të ketë edhe për shoqatatdhe institucione që do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim me komunën e Tetovës", informuan nga NP "Tetova Transport" - Tetovë. 

Tani, nxënësit e shkollave fillore duhet të marrin personalisht kartelën e tyre të transportit publik falas, të shoqëruar nga një prind/kujdestar, duke treguar një dokument identifikimi (pasaportë ose certifikatë lindjeje).

"Nxënësit e shkollave të mesme - kartelën mund ta tërheqin personalisht, duke paraqitur një dokument identifikimi (pasaportë, kartë identiteti ose certifikatë lindjeje)", kumtuan sot nga NP "Tetova Transport" - Tetovë.

Hapësirat e NP "Tetova Transport" - Tetovë ndodhen në rr. "Ilindenska nr. 335, në rrethin e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) në Objektin 701, zyra numër 8. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR