• e diel, 01 shkurt 2026

Numri i të vdekurve nga zjarri në qendrën tregtare në Karaçi rritet në 67

Numri i të vdekurve nga zjarri në qendrën tregtare në Karaçi rritet në 67

Karaçi, 22 janar 2026 (MIA) - Të paktën 67 persona humbën jetën në zjarrin shkatërrues që përfshiu qendrën tregtare "Gul Plaza" në qytetin port pakistanez të Karaçit, konfirmuan sot autoritetet lokale pasi gjetën trupa të rinj.

Mjekja ligjore Sumaja Sied tha se ekipet e shpëtimit po vazhdonin kërkimin në rrënojat e ndërtesës ku shpërtheu zjarri të shtunën. Ajo theksoi se identifikimi i viktimave ishte jashtëzakonisht i vështirë sepse shumica e trupave ishin vetëm fragmente.

Hetimi deri më tani ka përcaktuar se zjarri shpërtheu në një kohë kur shumica e pronarëve po mbyllnin dyqanet e tyre. Përhapja e shpejtë e flakëve u ndihmua nga materiale të ndezshme si kozmetika, veshjet dhe produktet plastike. Shkaku më i mundshëm i aksidentit është një qark i shkurtër elektrik.

Incidenti ka rihapur çështjen e standardeve të dobëta të sigurisë dhe ndërtimeve të paligjshme në Pakistan. Karaçi ka qenë vendi i disa tragjedive të ngjashme në vitet e fundit, përfshirë një zjarr në një fabrikë tekstili në vitin 2012 që vrau 260 persona. sa/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR