• e diel, 01 shkurt 2026

Njusomi: Administrata Trampit shkatërroi 80 vjet aleancë

Njusomi: Administrata Trampit shkatërroi 80 vjet aleancë

 Davos, 22 janar 2026 (MIA) - Guvernatori demokrat i Kalifornisë, Gavin Njusom, sot në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, dënoi administratën e presidentit Tramp për shkatërrimin e aleancave të formuara në fund të Luftës së Dytë Botërore.

"Nuk është e lehtë të shkatërrohet më shumë se 80 vjet aleancë. Nevojiten dekada e dekada për të ndërtuar besimin, organizatat dhe arkitekturën mbi të cilën mbështetet gjithçka. Ndonjëherë duhen vetëm disa javë, një një tuit, orë ose minuta që të shkatërrohet", tha guvernatori i Kalifornisë. 

 "Shkatërrimi nuk është forcë. Administrata e Trampit është dobësi e maskuar si forcë", theksoi politikani demokrat që mund të jetë kandidat për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028.

 Trampi dje mbajti një fjalim agresiv para evropianëve në Davos, pastaj bëri një kthesë spektakolare në lidhje me Grenlandën duke njoftuar një draft marrëveshjeje me NATO-n për ishullin që dëshiron.

 Guvernatori demokrat, një kritik i ashpër dhe i rregullt i presidentit republikan, e krahasoi Trampin me një "lloj pushtues" në jetën politike amerikane.

 "Mund ta humbasim Republikën tonë siç e njohim", paralajmëroi ai. "Vendi ynë është bërë i panjohshëm brenda pak muajsh. Ky është një alarm i kuq, një dritë e kuqe që ndizet në ShBA", tha ai.

 Trampi "e nuhat dobësinë si asnjë tjetër. Kjo është forca e tij e madhe, ky është talenti i tij", vlerësoi Gavin Njuson, duke bërë thirrje për një rikthim të goditjeve ndaj presidentit republikan.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR