Një raketë iraniane goditi rafinerinë e naftës në Bahrein
- Bahreini njoftoi se një raketë iraniane goditi sot një rafineri shtetërore të naftës, por ajo është duke funksionuar pasi zjarri u shua.
- Post By Sara Ademi
- 21:18, 5 mars, 2026
Dubai, 5 mars 2026 (MIA) - Bahreini njoftoi se një raketë iraniane goditi sot një rafineri shtetërore të naftës, por ajo është duke funksionuar pasi zjarri u shua.
Sirenat u dëgjuan në Bahrein këtë pasdite, ndërsa Ministria e Mbrojtjes tha se forcat e saj kishin kapur 75 raketa balistike iraniane dhe 124 dronë që nga fillimi i luftës të shtunën.
Irani nisi një valë të re sulmesh ndaj Izraelit, bazave amerikane dhe vendeve në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme të hënën, duke paralajmëruar se SHBA do të pendohet" që dje fundosi një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian.
Ministri i Jashtëm iranian, Abas Aragçi, ka akuzuar Marinën Amerikane për kryerjen e një krimi në det duke fundosur fregatën iraniane Iris Dena, duke vrarë të paktën 87 anëtarë të ekuipazhit.
Lufta përshkallëzohet në ditën e saj të gjashtë, duke prekur 14 vende në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë. sa/
foto: Arkivi