• e enjte, 16 prill 2026

Një punëtor u gjet i vdekur në objektin e një kompanie private në Shkup

Një punëtor u gjet i vdekur në objektin e një kompanie private në Shkup

Shkup, 10 prill 2026 (MIA) – Në SPB Shkup dje në orën 13:25 është raportuar se në një objekt shitjeje të një kompanie private në zonën e Bit Pazarit është gjetur i vdekur A.S. (65) nga Shkupi, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

"Nëpunës policorë nga Stacioni Policor Bit Pazar kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, në bisedë me ta, i punësuari B.S. (28) nga Shkupi ka deklaruar se A.S. kishte ardhur në objekt për t’i vizituar. Sipas njoftimit, pasi i punësuari ishte ngjitur zyrtarisht në katin e pestë të objektit, e kishte informuar A.S. se ashensori nuk punonte, ndërsa duke zbritur poshtë kishte dëgjuar se ishte aktivizuar alarmi i ashensorit, pasi dyert e tij në të gjitha katet kishin qenë të hapura. Pas kësaj, në katin përdhes, në pjesën e ashensorit, e ka gjetur A.S. të shtrirë në dysheme", bëjnë të ditur nga MPB.
 
Një mjek nga Ndihma e Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR