• e martë, 24 mars 2026

Një person i maskuar i vuri flakën një "renxh roveri" në Shuto Orizare

Një person i maskuar i vuri flakën një

Shkup, 17 mars 2026 (MIA) - Në Sektorin e Punëve të Brendshme - Shkup, sot në orën 3:50  është raportuar se në zonën e Shuto Orizares është djegur një veturë "renxh rover" me targa të Shkupit, pronë e një personi 37-vjeçar me inicialet F.O. nga ky qytet.

"Sipas raportit, pronarët e kamerave të sigurisë kanë vërejtur një person të maskuar, i cili ka derdhur lëng mbi veturë, pas së cilës vetura ka marrë flakë menjëherë. Nuk ka të lënduar,ndërsa zjarri u shua nga një ekip i Brigadës për mbrojtje nga zjarri – Shkup", informuan pasdite nga Ministria për Punë të Brendshme.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Disa media raportuan se bëhet fjalë për veturën e bashkëshortes së kryetarit të komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR