• e mërkurë, 15 prill 2026

Nikollovski: Që nga fillimi i mandatit, Drejtoria Doganore ka dorëzuar 332 kallëzime penale kundër 761 personave fizikë dhe 254 personave juridikë, premtojmë një luftë edhe më të ashpër kundër krimit

Nikollovski: Që nga fillimi i mandatit, Drejtoria Doganore ka dorëzuar 332 kallëzime penale kundër 761 personave fizikë dhe 254 personave juridikë, premtojmë një luftë edhe më të ashpër kundër krimit

Shkup, 14 prill 2026 (MIA) - Roli ynë nuk është vetëm të kontrollojmë, por të mbrojmë, të parandalojmë dhe të tregojmë se ligji vlen njësoj për të gjithë. Kompanitë që punojnë në mënyrë të ligjshme duhet të kenë siguri dhe parashikueshmëri. Roli ynë është të sigurojmë kushte në të cilat puna e ndershme është përparësi, ndërsa për konkurrencën e jo lojale nuk ka vend. Nuk do të ketë vend për krimin atje ku çdo ditë përpiqemi me të gjitha forcat të ndërtojmë institucion të fortë. Ndryshimet në sistem kërkojnë kohë, por edhe vendosmëri, deklaroi sot drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski, në ngjarjen në Filhamroni me rastin e 34 vjetorit të eksiztencës së institucionit. 

Nikollovski theksoi se sot nuk shënohet vetëm një datë, por edhe profesionalizmi, përkushtimi dhe guximi. 

"Drejtoria Doganore është shumë më tepër se një mekanizëm administrativ. Ajo është një vijë kyçe e mbrojtjes së shtetit, një vend ku fjalë për fjalë çdo ditë merren vendime me peshë thelbësore, ndërsa pas secilit prej këtyre vendimeve qëndroni ju – me integritetin, disiplinën dhe përgjegjësinë tuaj", u tha të pranishmëve në Filharmoni.

Që nga fillimi i mandatit në korrik të vitit 2024 deri më 31 mars të këtij viti, theksoi ai, puna e tyre ka treguar rezultate të rëndësishme.

"Në mënyrë operative – kemi parandaluar më shumë se 2.700 përpjekje për veprime të paligjshme, me çka e kemi ruajtur sigurinë e shtetit. Kemi forcuar kapacitetet hetimore dhe në vazhdimësi, nga muaji në muaj dhe nga viti në vit, shënojmë rezultate historike Në gjysmën e dytë të vitit 2024 kemi dorëzuar 70 kallëzime penale, që përbën gati 80 për qind të të gjitha kallëzimeve të paraqitura këtë vit. Me intensitet të shtuar kemi vazhduar edhe në vitin 2025, ku kemi dorëzuar 213 kallëzime penale, pesë herë më shumë krahasuar me mesataren vjetore nga viti 2017 deri në vitin 2023. Me të njëjtën energji vazhdojmë edhe këtë vit, ku në tremujorin e parë kemi dorëzuar 49 kallëzime penale në prokuroritë publike. Në total, që nga fillimi i mandatit, kemi dorëzuar 332 kallëzime penale kundër 761 personave fizikë dhe 254 personave juridikë, duke premtuar një luftë edhe më të ashpër kundër krimit", theksoi Nikollovski.

Në aspektin financiar, siç theksoi ai, kanë rritur vazhdimisht të ardhurat e shtetit dhe kanë forcuar sistemin ekonomik.

"Në gjysmën e dytë të vitit 2024 kemi paguar 64,6 milionë euro më shumë të ardhura krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, kemi realizuar një pagesë më të madhe prej 105 milionë euro, ndërsa ky trend ka vazhduar edhe këtë vit, ku në tremujorin e parë kemi rritje të pagesës së të ardhurave prej 23,7 milionë euro në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këto janë mjete financiare shtesë për autostrada të reja, spitale të reja dhe shkolla të reja moderne. Këto janë mjete që, në vend që të përfundonin në mënyrë të paligjshme në xhepin e dikujt, janë derdhur në buxhet për ndërtimin e së ardhmes", u shpreh Nikollovski.

Në aspektin reformues – me mjete nga buxheti i shtetit, fonde grant nga BE-ja dhe Republika e Koresë, si dhe mjete financiare nga Banka Botërore, theksoi Nikollovski, kanë realizuar projekte me vlerë totale prej 30 milionë euro, të cilat, siç u shpreh ai, do të mundësojnë rritje të konkurrueshmërisë së ekonomisë së Maqedonisë dhe integrim të përshpejtuar në tregun e vetëm të BE-së. qa/

Foto: Qeveri

Video: Ueb faqja e drejtorit të Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski

QËNDRONI TË LIDHUR