• e martë, 16 dhjetor 2025

Nikollovski: Ndryshimet e Ligjit për TVSH-në korrekte për bizneset dhe qytetarët, askënd nuk do ta "godasin në xhep"

Nikollovski: Ndryshimet e Ligjit për TVSH-në korrekte për bizneset dhe qytetarët, askënd nuk do ta

Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar janë thënë butë, shumë korrekte për bashkësitë e biznesit dhe qytetarët dhe nuk do të "godasin në xhep", ndërsa në Buxhet do të derdhen mjete shtesë, vlerësoi sot drejtori i Drejtorisë së doganave, Boban Nikollovski. 

Ai, siç tha, nuk pret që për shkak të këtyre ndryshimeve ligjore do të ulen blerjet online. 

Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për TVSH që Kuvendi e miratoi muajin e kaluar dhe duhet të hyjnë në fuqi, shfuqizohet përjashtimi nga TVSH-ja për dërgesat e porositura online në vlerë deri në 22 euro. 

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit janë për ta thënë butë, shumë korrekte për bashkësinë  e biznesit dhe qytetarët (personat fizikë). Me ndryshimet, gjithashtu, që është shumë e rëndësishme, vendi do të përputhet plotësisht me legjislacionin e BE-së mbi këtë bazë", theksoi Nikollovski, duke iu përgjithur pyetjes së gazetarëve. 

Хартиените потврди за царински долг кои се потребни за упис и промени на правниот субјект стануваат минато. Централниот регистар со само еден клик, елетронски, ги добива овие податоци од Цари

Sipas tij, analizat tregojnë se nuk priten ulje drastike të blerjeve online, ndërsa pagesa në Buxhet do të rritet.

Nikollovski sot informoi dhe se në total, nga fillimi i vitit, Dogana ka paguar 119,9 miliardë denarë të ardhura ose 1,95 miliardë euro, që është rritje prej 4,7 për qind ose gati 87 milionë euro më shumë se vitin e kaluar.

Rritje u vërejt në të gjitha bazat, 15,1 për qind nga doganat, 3,2 për qind nga TVSH-ja në importe, pothuajse 11 për qind nga taksa e automjeteve dhe 4,6 për qind nga akciza. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR