• e diel, 01 shkurt 2026

Nikollovski: Hollësirat për qëndrim të transportuesve në BE pas takimit në Bruksel do t'i prezantoj së bashku me ta

Nikollovski: Hollësirat për qëndrim të transportuesve në BE pas takimit në Bruksel do t'i prezantoj së bashku me ta

Shkup, 30 janar 2026 (MIA) - Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se janë në komuniim të plotë me transportuesit dhe se tanimë janë dakorduar të takohen pas mbledhjes që duhet të mbahet të martën në Bruksel dhe së bashku t'i shqyrtojnë propozimet që do të dalin nga ajo, me qëllim që të ofrohen zgjidhjet më të mira për transportuesit, të cilët janë shtytësi kryesor i ekonomisë së vendit. Ai porosit se është i kënaqur nga ajo që BE-ja e ka përshpejtuar procedurën dhe e ka publikuar dokumentin më herë se sa është planifikuar. Të martën, siç thotë, do të mbahet takim, i cili një vit nuk u caktua, e fillimisht ka qenë i dakorduar për 6 shkurt, por dje termini është ndryshuar për të martën.

"Bëhet fjalë për dokument prej 19 faqesh, i cili mbulon plotësisht rregullat e reja të zonës Shengen dhe aty ka një fjalë kyçe, pikërisht në këtë pjesë që e theksova në postimin tim, ku shoferët e kamionëve, ose transportuesit, pranohen si profesionistë, me kategoritë e tjera të përmendura këtu, si sportistët, artistët, etj., që është hera e parë që BE-ja e ka zgjidhur problemin në këtë mënyrë. Në thelb, ishte edhe një nga mënyrat për të dalë nga problemi, sepse kur transportuesit filluan protestat, ata kërkonin të fillonte dialog që do ta zgjidhte problemin, u ofruan tre zgjidhje dhe kjo është një nga tre zgjidhjet", tha Nikolloski në TV Sitel.

Qytete të tëra në Maqedoni, siç tha, jetojnë nga transporti, Gjevgjelia, Radovishi, Bogdanci si një vend më i vogël, por edhe Kavadari.

"Dëshiroj të uroj të gjithë ata njerëz të guximshëm që dolën në protesta këto ditë, të cilët treguan se problemi është vërtet serioz. Të uroj për vendosmërinë e tyre, guximin e tyre, pata nderin t'i vizitoja dhe t'i mbështesja. Dola me ta dhe mendoj se treguan se problemi është vërtet i madh dhe se duhet t'i qasemi seriozisht dhe se ishin unikë dhe këmbëngulës, askush nuk arriti t'i thyejë, dha rezultate", theksoi Nikolloski.

Ai shtoi se vetë dha mbështetje të plotë, por dhanë mbështetje edhe kryeministri dhe Qeveria, me qëllim zgjidhjen e problemit dhe shtoi se procesi po zhvillohet në koordinim të plotë me transportuesit.

"Sot realizova takim me presidenten dhe nënkryetarin e shoqatës më të madhe të transportuesve, Makamtrans, u dakorduam që të martën, pas takimit me Brukselin, të takohemi përsëri dhe të shqyrtojmë së bashku propozimet që do të vijnë prej atje dhe përgjigjen time unë do të punoj së bashku me ta, respektivisht në koordinim me ta. Dua të ofroj zgjidhjet më të mira të mundshme që do t'u përshtaten transportuesve tanë. Ne duhet t'i japim mbështetje të plotë këtij sektori", theksoi Nikolloski.

Ai tha se nuk ka nevojë të ketë zgjidhje për problemin e transportuesve deri më 10 prill, kur sistemi EES në BE fillon plotësisht, sepse ka hapësirë edhe pas prillit.

"Unë besoj se duhet të gjejmë zgjidhje deri në verë dhe për këtë arsye është optimale që protestat e transportuesve kanë filluar pikërisht tani. Me marrëveshjen e djeshme të dakorduar me BE-në, jam optimist se do të gjendet shpejt zgjidhja. Pres që të ketë zgjidhje që të martën, por duhet të votohet më vonë në vendet anëtare dhe në Komisionin Evropian, gjë që kërkon periudhë të caktuar kohore. Qëllimi i protestës së transportuesve ishte të fillonte dialog, e jo të gjendej menjëherë zgjidhje brenda shtatë ditësh, sa ishte planifikuar të zgjaste", tha Nikolloski.

Ai theksoi se në dokumentin zyrtar të BE-së, transportuesit tashmë klasifikohen si profesionistë dhe tani, shtoi, mbetet vetëm të shihet nëse këto 90 ditë në 180 do të bëhen 120, nëse do të ketë viza dhe leje speciale pune. Kur ndodhi protesta e transportuesve, theksoi, të gjithë e kuptuan për çka bëhet fjalë. Kjo, shtoi ai, nuk është problem politik, por burokratik. Nuk është rastësi që shkova në Kroaci dhe bisedova me ministrin grek dhe Bullgarinë. Ne e theksuam vazhdimisht këtë problem në takime, e disa herë edhe vendosur në seancë të Qeverisë.

"Nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur me transportin dhe ekonominë nëse kjo çështje me transportuesit nuk do të ishte zgjidhur tani, sepse të paktën nëntë vjet e gjysëm nga tani nevojitet të hymë në zonën Shengen nëse përmbushen parashikimet se deri në vitin 2030 do të bëhemi anëtare e BE-së", theksoi Nikolloski. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR