Nikollovski: Aktivitetet përgatitore për realizimin e projektit hekurudha e shpejtë janë me dinamikë të shkëlqyer
- Me sukses po zhvillohen përgatitjet për fillimin e ndërtimit të hekurudhës së shpejtë përmes Marrëveshjes për partneritet me Mbretërinë e Bashkuar, theksoi kryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i cili njoftoi fillimin e punimeve në terren nga vjeshta e këtij viti.
- Post By Sara Ademi
- 11:52, 10 prill, 2026
Shkup, 10 prill 2026 (MIA) - Me sukses po zhvillohen përgatitjet për fillimin e ndërtimit të hekurudhës së shpejtë përmes Marrëveshjes për partneritet me Mbretërinë e Bashkuar, theksoi kryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i cili njoftoi fillimin e punimeve në terren nga vjeshta e këtij viti.
"Shkëkqyeshëm por rrjedhin punët përgatitore, traseja është zgjedhur tashmë, tani po kryhen hulumtimet e nevojshme gjeologjike, studimet , projektet paraprake dhe projektimi dhe ky është afati një vjeçar që e caktuam vitin e kaluar. Do të jemi në kuadër të afatit, ndërsa kjo do të thotë se gjatë verës gjithë kjo do të përfundojë, pas kësaj do të mund të nënshkruhet marrëveshja me financuesin, përkatësisht Bankën dhe të fillojë sjo që për qytetarët është e dukshme, pra puna në terren. Afati mbetet i njejtë, përkatësisht deri në fund të vitit 2031", tha Nikolloski duke qenë i ftuar në "Vetëm Intervistë" në televizionin Kanal 5.
Në lidhje me ndërtimin dhe rikonstruimin e spitaleve në Shtip, Tetovë dhe Kërçovë, objekte të cilat gjithashtu janë përfshirë me Marrëveshjen për partneritet me Mbretërinë e Bashkuar, Nikolloski tha se në këtë model Ministria e Financave është në fazën përfundimtare për zgjedhjen e ofertës indikative për financimin e të njejtave. sa/
Foto: MIA arkivi