• e diel, 01 shkurt 2026

Nikolloski: Problemi me transportuesit është serioz, rreziku për ekonominë vendore është i madh, kërkojmë që BE-ja t'i rishikojë rregullat

Nikolloski: Problemi me transportuesit është serioz, rreziku për ekonominë vendore është i madh, kërkojmë që BE-ja t'i rishikojë rregullat

Shkup, 23 janar 2026 (MIA) – Një vit alarmojmë për problemin me transportuesit dhe me evidencën elektronike në BE dhe u desh që situata të përshkallëzohej që të shkaktojë vëmendje. Bëhet fjalë për problem të madh ekonomik, i cili mundet plotësisht të shembë ekonominë vendore dhe atë rajonale. Edhe pse kisha shkëmbim të ashpër të argumenteve me kompetentët në kuadër të BE-së direkt në Bruksel, për fat të keq, nuk pata mirëkuptim, thotë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski në lidhje me rregullat e reja për hyrje në vendet nga zona Shengen për shoferët profesionistë. 

Ai theksoi se problemi është shumë serioz për arsye që, siç thotë, kjo do të ndikojë mbi punën e sektorit transportues në gjithë rajonin, përveç kompanive të orientuara drejt eksportit. Për momentin, thekson Nikollovski, nuk ka zgjidhje, ndërsa Qeveria në tërësi i kupton transportuesit dhe bllokadave të paralajmëruara në vendkalimet kufitare drejt zonave shengen.

“Duke filluar nga e hëna, do të ketë protestë, e cila është planifikuar të zgjasë shtatë ditë, në pikat kufitare që çojnë në zonën Shengen, të transportuesve të Maqedonisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Ky është problem i madh ekonomik që mund ta rrënojë plotësisht ekonominë vendore dhe rajonale sepse ekonomitë tona janë të vogla dhe kryesisht të orientuara drejt eksportit. I gjithë prodhimi i kompanive që prodhojnë në ZZHTI, ku punojnë shumica e njerëzve në Maqedoni dhe të cilat sjellin fluksin më të madh të valutës së huaj - njëqind për qind eksport, shumica e kompanive vendase që janë të orientuara drejt eksportit dhe nëse nuk mund të eksportojnë, atëherë aktiviteti ekonomik ndalet, dhe nga ana tjetër, nëse transporti bëhet më i shtrenjtë për 3 deri në 5 për qind, atëherë ato bëhen të pakonkurrueshme në tregun evropian”, tha zëvendëskryeministri Nikolloski në intervistë për Radio Lider.

Edhe pse në vazhdimësi ka bisedime me përfaqësuesit e BE-së, për momentin ata mbeten në qëndrimin për përdorim të rregullave të reja për hyrje edhe për transportuesit. 

“Në dhjetor, pata shkëmbim të nxehtë argumentesh me autoritetet brenda BE-së, direkt në Bruksel, për fat të keq, nuk gjeta mirëkuptim dhe këto masa radikale janë e vetmja mënyrë për të tërhequr vëmendjen. Unë dhe Qeveria kemi mirëkuptim të plotë për transportuesit e Maqedonisë së Veriut, e kuptojmë revoltën e tyre, mbështesim kërkesat e tyre dhe ky problem duhet të zgjidhet me vonesë të sistemit elektronik për shoferët profesionistë ose duke gjetur mënyrë që ata të marrin viza pune, kjo duhet të zgjidhet nga BE-ja. Mendoj se ata në BE nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë kjo për vendet e Ballkanit Perëndimor, është çështje burokracie klasike, injorance të plotë dhe mungesë vëmendjeje ndaj problemit”, Nikolloski.

Siç informon Ministria e Transportit, ai si shembull bëri të ditur se janë të mëdha gjasat për rritjen e çmimit të transportit për 5 për qind, me çka produktet vendore do të bëhen konkurruese në tregun evropian. 

“Të gjitha odat ekonomike në rajon kanë reaguar për një vit të tërë. Zgjidhja nuk është e thjeshtë. Për shembull, nëse një kompani nga Maqedonia që eksporton në Gjermani punëson një kompani gjermane, atëherë transporti është 3 deri në 5 për qind më i shtrenjtë. Nëse transporti është deri në 5 për qind më i shtrenjtë, atëherë produktet në Maqedoni dhe në rajon do të bëhen të pakonkurrueshme dhe atëherë është e mundur që kompanitë të largohen nga Maqedonia. Një kompani me të cilën fola, por nuk do ta emërtoj, njofton humbje prej 1,5 milion eurosh në javë. Tani me këto kushte, biznesi i transportit do të mbetet plotësisht jofitimprurës sepse koha që shoferët do të jenë në gjendje të kalojnë brenda BE-së do të zvogëlohet me 50 për qind”, shtoi zëvendëskryeministri Nikolloski. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR