• e enjte, 16 prill 2026

Nikolloski: Prioritete janë vizat afatgjata për shoferët dhe përjashtimi nga politikat për vende të treta

Nikolloski: Prioritete janë vizat afatgjata për shoferët dhe përjashtimi nga politikat për vende të treta

Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - Problemi me qëndrimin e kufizuar prej 90 ditëve në 180 ditë për transportuesit e vendit tonë në zonën e Shengenit është serioz, ndërsa institucionet tashmë po punojnë për një zgjidhje të përhershme, theksoi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

"Deri më tani sistemi ishte në formë letre dhe në praktikë ekzistonin tolerime të caktuara. Me evidentimin elektronik kjo tashmë nuk do të jetë e mundur. Është mirë që transportuesit reaguan, sepse reagimi i tyre kontribuoi që Komisioni evropian ta prezantojë para kohe strategjinë e re të vizave", tha Nikolloski, gjatë pjesëmarrjes në emisionin "Top Tema" në televizionin Telma.

Ai sqaroi se në politikën e re evropiane të vizave tashmë është futur ajo që e ka kërkuar Maqedonia, e ajo është që shoferë profesionistë, pa dallim nëse drejtojnë kamionë apo autobusl, të marrin status të posaçëm.

Nikolloski informoi se Kroacia tashmë ka ligj në procedurë kuvendore, Rumania ka përgatitur draft ligjor, ndërsa pas bisedimeve në Hungari, pritet zgjidhje edhe atje pas zgjedhjeve. Vende tët jera për t'u harmonizuar janë Austria dhe Gjermania, si destinacione më të rëndësishme tranzitore dhe prëfundimtare për transportuesit e Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me Britaninë e Madhe, e cila është jashtë zonës së Shengenit, zëvendëskryeministri sqaroi se atje zbatohet praktika ekzistuese e ndarjes së vizave të punës. Paralelisht, po punohet edhe me Bullgarinë dhe Greqinë për modele të tranzitit të papengueshëm ditor të shoferëve profesionistë në rajonet kufitare.

Shtoi se për shkak të kohës së nevojshme për harmonizim të të gjitha procedurave, është arritur marrëveshje që vendosja e sistemit të ri elektronik për evidentim të shtyhet për qytetarët e Maqedonisë së Veriut deri më 30 shtator 2026, ndërkaq deri atëherë do të vlejë evidentimi id eritanishëm në formë letre.

Lidhur me kuotat e përgjysmuara evropiane për eksport të çelikut, Nikolloski tha se ajo është një prej sfodave më të mëdha ekonomike me të cilat përballet industria vendore metalurgjike.

Ai sqaroi se kuotat që i zbaton BE-ja për vendet që nuk janë anëtare të saj bëjnë pjesë në të ashtuquajturat "kuota për vende të treta", në suaza të të cilave ndodhet edhe Maqedonia e Veriut. Sepse në sistemin e njejtë është përfshirë edhe Kina, një pjesë e madhe e sasive alokohen mu atje, gjë që e kufizon eksportin nga rajoni.

Informoi se paralelisht me atë, nga janari i vitit 2027 duhet të fillojë përllogaritja e komponentit të karbonit në produktet e importuara në suata të taksës së karbonit SIBAM, e cila do të sanksionojë prodhim të kryer me të ashtuquajtur "energji të papastër", nëse vendi eksportues nuk ka të vendosur sistem të vetin për evidentim dhe pagesë të emetimeve të karbonit.

Ministri theksoi se asnjë vend nga rajoni ende nuk ka vendosur një mekanizëm të tillë, pjesërisht për shkak të vonesës së BE-së me finalizimin e rregullave, të cilat priten të publikohen deri në shtator të këtij viti.

Lidhur me kuotat, Nikolloski konfirmoi se po zhvillohen bisedime intensive përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Misionit të Maqedonisë së Veriut në Bruksel.

Ai paralajmëroi se nëse nuk gjendet zgjidhje, vendet nga rjaoni mund të detyrohen të shqyrtojnë masa reciproke, që nuk do të ishte në ineteres të askujt, siç tha, duke pasur parasysh se investuesit e huaj në Maqedoni të Veriut prodhojnë gjysmëprodukte për tregjet evropiane. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR