Nikolloski: I bëj thirrje BE-së që transportuesit e Maqedonisë të lirohen nga rregullat e reja për hyrje në zonën e Shengenit që të mos pësojmë dëme ekonomike
- Unë dhe Qeveria e kuptojmë revoltën e transportuesve, si dhe protestën që do ta bëjnë transportuesit nga e hëna, jo vetëm nga Maqedonia por edhe nga gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor për shkak të rregullave të reja për evidencë elektronike në vendet e zonës së Shengenit. Rregullat e reja e dëmtojnë ekonominë e vendit, në mënyrë drastike do ta ulin punën e transportuesve, ndërsa drejtpërdrejtë do të preken sektori transportues dhe industria e çelikut, u përgjigj zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski në pyetjet e deputetëve në kuadër të seancës së 81-të të Kuvendit.
- Post By Sara Ademi
- 14:54, 21 janar, 2026
Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Unë dhe Qeveria e kuptojmë revoltën e transportuesve, si dhe protestën që do ta bëjnë transportuesit nga e hëna, jo vetëm nga Maqedonia por edhe nga gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor për shkak të rregullave të reja për evidencë elektronike në vendet e zonës së Shengenit. Rregullat e reja e dëmtojnë ekonominë e vendit, në mënyrë drastike do ta ulin punën e transportuesve, ndërsa drejtpërdrejtë do të preken sektori transportues dhe industria e çelikut, u përgjigj zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski në pyetjet e deputetëve në kuadër të seancës së 81-të të Kuvendit.
Nikolloski tha se Qeveria tashmë një vit po debaton me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për tejkalimin e këtij problemi serioz, por BE-ja tani për tani nuk dëgjon për tejkalimin e problemit jo vetëm për Maqedoninë por edhe për gjithë Ballkanin Perëndimor.
"Më shumë se një vit bisedojmë me BE-në, por pak kuptohemi dhe nuk hasim në mirëkuptim. Biseda e fundit ishte në dhjetor në Bruksel me eurokomisarin për Transporti Cicikostas dhe me drejtoreshën e përgjithshme për mobilitet dhe transport pranë Komisionit Evropian, Magda Kopcinska, me ç'rast bëra përpjekje për t'u përcjellë atyre se ajo që po bëjnë do të thotë vdekje për ekonominë në rajon dhe do të thotë mbyllje e shumë investimeve të huaja në rajon, ndërsa të cilat vijnë nga vendet anëtare të BE-së. Po e përdor qëllimisht termin rajon sepse ka të bëjë me gjithë Ballkanin Perëndimor dhe nuk ka të bëjë vetëm për Maqedoninë. Përgjigjjen formale që do ta japë zëdhënësi i KE-së, me të cilën unë nuk pajtohem, është se nuk ka ndryshim midis rregullave që ishin deri më tani dhe rregullat e reja sepse, sipas tij, një udhëtar të mund të qëndrojë 90-të ditë në kuadër të 180-të ditëve në zonën e Shengenit dhe mbetet kështu edhe tani. Formalisht, kjo është e vërtetë, por praktikisht nuk është e vërtetë për arsye se transportuesit nuk janë turistë, nuk shkojnë për turizëm, as nuk janë njerëz që shkojnë për vizitë, por janë njerëz që punojnë. Të njejtit nuk mund të marrin viza pune sepse nuk kanë punëdhënës në vendin anëtar konkret të BE-së, ndërsa më së shpeshti problemi është që ata vetëm kalojnë tranzit", theksoi zëvendëskryeministri.
Ai shtoi se në vazhdimësi mbahen takime me odat e biznesit, me asociacionet transportuese dhe investitorët e huaj me qëllim që së bashku të gjejnë zgjidhje më adekuate dhe t'i bëjnë thirrje BE-së që t'i ndryshojnë rregullat. Qeveria e ka ngarkuar gjithashtu Ministrinë e Punëve të Jashtme t'i drejtohet BE-së për shtyrjen e rregullave të reja për hyrje.
"Problemi është i thellë. Kjo do të ndikojë ndaj kompanive eksportuese. Teorikisht për të shkatërruar sektorin transportues dhe të biznesit në Maqedoni, jo vetëm që drejtpërdrejtë do të ndikojmë ndaj transportit, mendoj se as BE-ja nuk është e vetëdijshme se me ç'farë problemi po përballemi. Kemi edhe dy probleme, ndërsa ato janë certifikatat për kargo dhe i dyti është me kuotat me eksportin e çelikut. Nuk mundet rajoni i Ballkanit Perëndimor të trajtohet si vend i tretë, nuk mund të jemi në kuotën e njejtë për eksportin e çelikut me Kinën. Kuotat të cilat tani do t'i vendosë BE-ja në të cilat punojnë seriozisht me siguri nga Kina dhe India do t'i plotësojnë në dy muajt e parë të vitit. Pas kësaj do të ketë 50% tarifë dhe praktikisht do të thotë se nuk do të ketë import çeliku në BE sepse është jokonkurrues dhe kjo do të thotë se industria e çelikut do të zhduket. Feni u mbyll, me politika të tilla lineare të BE-së mund të konkludojmë vetëm se ç'farë do të ndodh me prodhuesit e mëdhenj të çelikut nga vendi", shtoi zëvendëskryeministri Nikolloski.
Ai njoftoi se Qeveria seriozisht do të punojë në tejkalimin e kësaj sfide me qëllim të stabilizimit të sektorit transportues në vend dhe rajon. Nikolloski në seancën për pyetjet e opozitës tha se Qeveria e mbështet qëndrimin e Odës së investitorëve të huaj në Maqedoni në lidhje me sistemin EES për hyrje dhe dalje nga BE dhe njoftoi se pas seancës, do të ketë takim me kryetarin e Odës Ekonomike, Branko Azeski, në lidhje me këtë temë.
"Shpresoj se një presion i përbashkët do të japë rezultate. Gjithashtu, në seancën e djeshme të Qeverisë, i dhamë detyrë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme që edhe një herë t'i drejtohet BE-së me një kërkesë për shtyrjen e këtyre rregullave, kështu që shpresoj se ky problem do të zgjidhet sepse është i madh dhe sepse paraqet një goditje serioze për ekonomitë e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor", tha Nikolloski.
Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të opozitës Mitko Trajçuleski, Nikolloski tha se dje ka biseduar me përfaqësuesit e disa sektorëve dhe bizneseve në Maqedoni dhe se kjo jo vetëm që do të ndikojë në vendet e drejtpërdrejta të punës që do të mbyllen por gjithashtu do të ndikojë edhe në kompanitë, përkatësisht normat bazë në punën e tyre. sa/
Foto: printskrin