• e martë, 16 dhjetor 2025

Nikolloski: Aeroporti i Shkupit, me tre milionë pasagjerë, po bëhet një qendër në rajon

Nikolloski: Aeroporti i Shkupit, me tre milionë pasagjerë, po bëhet një qendër në rajon

 Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Tre milionë pasagjerë në Aeroportin e Shkupit është histori, diçka që po ndodh për herë të parë në Maqedoni, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, i cili së bashku me menaxhmentin e TAV Maqedoni mori pjesë në ceremoninë në aeroport për të përcjellë pasagjerin e tre milionët.

 

Nikolloski vlerësoi se Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit po bëhet një qendër për rajonin.

"Jam i kënaqur që kjo familje e mrekullueshme që sot udhëton për në Bari pati fatin të ishte pasagjeri i tre miliontë në Aeroportin e Shkupit. Nëse e krahasojmë me diçka që ndodhi para 10, 20 dhe 30 vjet, kjo ishte e paimagjinueshme, Aeroporti i Shkupit tashmë po bëhet një qendër për të gjithë rajonin", tha Nikolloski në një konferencë për shtyp. 

 

Që nga shtatori i vitit të kaluar, ka pasur 21 destinacione të reja në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, të cilat, sipas Nikolloski, flasin shumë për përkushtimin tonë për të tërhequr linja ajrore të reja dhe këto janë destinacionet më të reja të vendosura nga çdo vend në rajon. Prandaj, numrat nuk janë të rastësishëm dhe nuk është rastësi që Aeroporti i Shkupit do të përfundojë me 3.2 milionë pasagjerë, dhe Aeroporti i Ohrit me mbi 300.000 dhe do të kemi mbi 3.5 milionë pasagjerë deri në fund të këtij viti", theksoi Nikolloski.

Këtë vit, shtoi, kemi rritje të vazhdueshme, e cila në nëntor arriti në 25 për qind krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, që do të thotë se për një të katërtën është rritut numri i pasagjerëve që udhëtojnë nga aeroportet e Maqedonisë. 

 Këto rezultate, theksoi ministri, shoqërohen me një rritje të numrit të turistëve, zhvillimin e biznesit.

Nikolloski paralajmëroi se nga 6 prilli i vitit të ardhshëm do të fillojnë fluturimet Shkup-Napoli dhe Shkup-Budapest, dhe nga 28 qershori do të fillojnë edhe Ohër-Katocicë, Ohër-Vroclav, Ohër-Milano, ndërsa do tl fiklllojë linja e rregullt Ohër-Vjenë e Austrian erlajns. Me të gjitha linjat dhe aktivitetet e reja, Nikolloski tha se shpreson që vitin e ardhshëm, gjatë kësaj periudhe, në Aeroportin e Shkupit të ketë 3.5 milionë pasagjerë. 

 

Menaxhmenti i operatorit të aeroportit përgatiti një surprizë për pasagjeren e tre miliontë - Milena Taskova, e cila mori shërbime falas të aeroportit nga kompanitë simotra të TAV dhe dy bileta falas nga Viz Er.

"Arritëm pasagjerin e tre miliontë brenda një viti, një pasagjere që për herë të parë për në Baridhe i urova fat asaj dhe familjes së saj", tha Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni. 

Foto: MIA 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR