• e enjte, 16 prill 2026

Nga e martja mot me vranësira dhe me shi 

Nga e martja mot me vranësira dhe me shi 

Shkup, 10 prill 2026 (MIA) - Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njofton se që nga e martja vijon periudha e motit kryesisht me vranësira dhe reshje shiu.

Të martën pritet që reshjet të jenë kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore. Të mërkurën dhe të enjten do të jetë me vranësira dhe me reshje të lehta shiu në të gjithë vendin, të cilat do të jenë më të dendura të enjten. Deri të enjten do të fryjë erë juglindore, e cila të hënën dhe të martën do të jetë më e fortë, kohë pas kohe e fortë dhe do të arrijë shpejtësi deri në 50 km/h. Temperatura minimale do të lëvizë nga 1 deri 10, ndërsa maksimalja prej 12 deri 24 gradë. 

Nga DPHM-ja theksojnë se të dielën dhe të hënën pritet një stabilizim i përkohshëm i motit. Të dielën moti do të jetë me vranësira të moderuara dhe me periudha më të gjata me diell, ndërsa të hënën do të jetë kryesisht me vranësira, me periudha të shkurtra me diell në pjesët qendrore të vendit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR