Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e një poliklinike të re në komunën e Butelit
- Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, sot nënshkroi marrëveshjen për ndërtimin e një poliklinike të re në territorin e komunës, informuan nga vetëqeverisja lokale.
Shkup, 23 mars 2026 (MIA) - Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, sot nënshkroi marrëveshjen për ndërtimin e një poliklinike të re në territorin e komunës, informuan nga vetëqeverisja lokale.
Institucioni i ri shëndetësor do të ndërtohet në vendndodhjen e klinikës së vjetër ambulatore ekzistuese dhe do të ofrojë shërbime shëndetësore të zgjeruara dhe bashkëkohore për banorët e komunës.
Sipas planit, në objektin do të funksionojnë një pikë shërbimi për ndihmë urgjente mjekësore, shërbim nate, dhomë me rreze X me ekoo, laborator dhe farmaci. ls/
Foto: Komuna Butelit