• e diel, 01 shkurt 2026

Nënpresidenti i SHBA-së, Xhej Di Vens muajin e ardhshëm do t'i vizitojë Azerbajxhanin dhe Armeninë, kumtoi Tramp

Nënpresidenti i SHBA-së, Xhej Di Vens muajin e ardhshëm do t'i vizitojë Azerbajxhanin dhe Armeninë, kumtoi Tramp

Uashington, 24 janar 2026 (MIA) - Nënpresidenti i SHBA-së, Xhej Di Vens muajin e ardhshëm do t'i vizitojë Azerbajxhanin dhe Armeninë, kumtoi mbrëmë presidenti amerikan, Donald Tramp në rrjetin e tij Truth social, disa muaj pasi që dy vendet nënshkruan marrëveshje paqësore në muajin gusht në Uashinton.

Tramp theksoi se Vens do të udhëtopjë drejt dy vendeve për të "arritur përparim në nismën "Rruga e Trampit për paqe dhe prosperitet ndërkombëtar".

Do ta përforcojmë partneritetin tonë strategjik me Azerbajxhanin, do të arrijmë marrëveshje të mrekullueshme për bashkëpunim paqësor bërthamor me Armeninë, marrëveshje me prodhuesit tanë kryesorë të gjysmëpërçuesve dhe shitje të pajisjes mbrojtëse të prodhuar në SHBA", shkroi Tramp në rrjetin e tij.

Marrëveshja e gushtit e përfunsoi luftën pothuajse katërdekadëshe mes Armenisë dhe Azerbajxhanit rreth rajinit malor Nagorno-Karabah.

Sipas marrëveshjes, palët hoqën dorë nga të gjitha pretendimet ndaj territorit të palës tjetër dhe janë të obliguara të përmbahen nga përdorimi i forcës ndaj njëra-tjetrës dhe ta respektojnë të drejtën ndërkombëtare. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR