Nënpresidenti amerikan Xhej Di Vens do të takohet me Orbanin para zgjedhjeve në Hungari
- Në Hungari po bëhen përgatitjet për vizitën e nënpresidentit Xhej Di Vens, javën e ardhshme pas Pashkëve, vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare në vend, raportoi DPA.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:07, 3 prill, 2026
Budapest, 3 prill 2026 (MIA0 - Në Hungari po bëhen përgatitjet për vizitën e nënpresidentit Xhej Di Vens, javën e ardhshme pas Pashkëve, vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare në vend, raportoi DPA.
Policia e Budapestit sot publikoi një listë të gjatë të rrugëve të mbyllura në kryeqytetin hungarez për të martën dhe të mërkurën.
Nënpresidenti Vens planifikon të takohet me kryeministrin Viktor Orban në Budapest dhe të mbajë fjalim për "partneritetin e pasur" mes dy vendeve, theksoi Shtëpia e Bardhë.
Vizita është veçanërisht kontraverse pasi zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen në Hungari vetëm disa ditë më vonë, më 12 prill.
Sipas sondazheve, raporton DPA, populisti i së djathtës Orban, i cili është në detyrë që nga viti 2010, mund të humbasë ndaj kundërshtarit të tij Peter Magjar.
Vëzhguesit e shikojnë vizitën e Vensit si përpjekje për të forcuar fushatën zgjedhore të Orbanit, transmeton agjencia gjermane.
Orbani prej kohësh ka ruajtu marrëdhënie të mira me presidentin amerikan Donald Tramp dhe se ndanë shumë qëndrime të tij politike. Ai e ka vizituar disa herë Trampin në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, Florida.
Sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio në muajin shkurt ishte për vizitë zyrtare në Hungari, raporton DPA. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s