• e shtunë, 31 janar 2026

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, prej sonte reshje të shiut, vende-vende edhe mbi 30 litra në metër katror

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, prej sonte reshje të shiut, vende-vende edhe mbi 30 litra në metër katror

Shkup, 25 janar 2026 (MIA) - Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik gjatë natës dhe nesër do të ketë reshje të shiut, që vende-vende do të jenë më të rrëmbyeshme - mbi 30 litra në metër katror, të shoqëruara me bubullima të rrejshme. Në male, reshjet do të jenë me borë, informuan sot nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

"Të martën paradite akoma në pjesët lindrore do të ketë reshje të dobëta të shiut në viset më të ulëta dhe shi dhe borë në viset më të larta dhe në male. pasdite moti do të stabilizohet, ndërsa të mërkurën nga fundi i ditë dhe të enjten, sërish do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në male borë", kumtuan nga DPHM.

Nesër për në Shkup, është paralajmëruar, duke filkuar nga orët e mëngjesit, të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, që pasdite dhe gjatë natës do të jenë më të rrëmbyeshme. Pritet erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR