• e martë, 16 dhjetor 2025

Në VK Tabanoc dhe Bogorodicë pritet rreth gjysmë ore

Në VK Tabanoc dhe Bogorodicë pritet rreth gjysmë ore

Shkup, 20 korrik 2025 (MIA) - Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informoi LAMM këtë mëngjes.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR