Në Kuvend do të mbajnë mbledhje dy komisione
- Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni juridik-ligjvënës.
- Post By Sara Ademi
- 08:04, 29 janar, 2026
Shkup, 29 janar 2026 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni juridik-ligjvënës.
Para anëtarëve të dy komisioneve kuvendore është Propozim-ligji për detyrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka kreditore për rindërtim - KfV sipas marrëveshjes për hua për financim të projektit për rehabilitim efikas energjetik të konvikteve dhe objekteve për nxënës, studentë me invaliditet në Maqedoninë e Veriut, faza e 2-të, me procedurë të shkurtuar.
Siç theksohet në Propozim-ligjin, Republika e Maqedonisë së Veriut detyrohet te Banka Kreditore për Rindërtim-KfV me hua në vlerë prej 40.000.000 euro, të destinuar për financimin e Projektit për rehabilitim efikas energjetik të konvikteve dhe objekteve për nxënës/studentë me invaliditet në Maqedoninë e Veriut-faza 2.
Afati i pagesës së huasë është 15 vjet, me grejs periudhë të përfshirë deri në pesë vjet. Norma e interesit do të konfirmohet veçmas për çdo transhë të huasë gjatë tërheqjes së saj. Republika e Maqedonisë së Veriut do t'i paguajë Bankës Kreditore për Rindërtim-KfV provizion të njëfishtë në vlerë prej 1% të vlerës së huasë. Republika e Maqedonisë së Veriut do t'i paguajë Bankës kreditore për rindërtim-KfV provizion në vlerë prej 0,25% nga pjesa e patërhequr e huasë. Provizioni i përmendur në paragrafin 4 të këtij neni do të paguhet çdo gjashtë muaj.
Me Projektin parashikohet të bëhet rehabilitimi efikas energjetik i konvikteve që përfshin rritjen e komoditetit dhe përmirësimin e kushteve të jetës së studentëve, pajisjen e dhomave për studentë me nevoja të veçanta, ndryshim të instalimit të ujësjellësit në shtëpitë dhe eliminimin e shkaqeve të lagështisë në objekte, ndryshim i instalimit të energjisë elektrike dhe vendosja e dritave LED me efikasitet energjetik, ndryshim i instalimit për ngrohje, ndryshim i plotë i pajisjeve sanitare, përpunimi i fasadave me efikasitet energjetik të objekteve, vendosja e fotovoltaikëve për prodhimin e energjisë elektrike etj.
"Njëherit, me projektin do të përfshihet edhe rikonstruimi i shkollave fillore dhe të mesme me qendra burimore, për nxënësit me invaliditet (me shikim të dëmtuar, me dëgjim të dëmtuar, pengesa në zhvillim etj), si dhe një konvikt në Veles, të cilat nuk janë me efikasitet energjetik dhe në të cilat nuk është kryer rikonstruim një periudhë të gjatë kohore, ndërsa nga ana tjetër klasat nuk janë përshtatur për nxënës me lloj të tillë të nevojave. Në objekte nuk ka ashensorë për personat me invaliditet, nuk ka hapësira për kujdes të personave me nevoja të veçanta etj", theksohet në Propozim-ligjin. sa/
Foto: MIA Arkivi