Në Kuvend është ende duke u plotësuar lista e deputetëve për grupin e punës për Kodin Zgjedhor
- Kuvendi pritet që deri në fund të javës t'ia dërgojë Ministrisë së Drejtësisë emrat e propozuar nga partitë parlamentare dhe deputetët e pavarur, e cila duhet të formojë një grup pune për Kodin e ri Zgjedhor, i cili është pjesë e agjendës reformuese. Për MIA-n nga Kuvendi thonë se priten emrat e përfaqësueve nga BDI dhe ZNAM. Nga dy përfaqësues deri tani kanë nominuar parta qeverisëse VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN, e Majta dhe LSDM-ja. Në grupin e punës pritet të kenë përfaqësues të tyre edhe deputetët e pavarur.
Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Kuvendi pritet që deri në fund të javës t'ia dërgojë Ministrisë së Drejtësisë emrat e propozuar nga partitë parlamentare dhe deputetët e pavarur, e cila duhet të formojë një grup pune për Kodin e ri Zgjedhor, i cili është pjesë e agjendës reformuese. Për MIA-n nga Kuvendi thonë se priten emrat e përfaqësueve nga BDI dhe ZNAM. Nga dy përfaqësues deri tani kanë nominuar parta qeverisëse VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN, e Majta dhe LSDM-ja. Në grupin e punës pritet të kenë përfaqësues të tyre edhe deputetët e pavarur.
Pas takimit të punës të ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov me kryetarin e Kuvendin, Afrim Gashi dhe me koordinatorët e grupeve parlamentare më 25 dhjetor 2025, Ministria e Drejtësisë i dërgoi shkresë zyrtare Kuvendit, me të cilën u kërkua nga partitë paralamentare të nominojnë përfaqësuesit e tyre, me qëllim që sa më shpejt të fillojnë bisedimet për Kodin Zgjedhor.
Në takimin më 25 dhjetor të vitit të kaluar u diskutua, siç u kumtua, "për nevojën e rregullimit sistemor të Kodit Zgjedhor", dhe u dakordua që Ministria e Drejtësisë, deri në gjysmën e dytë të janarit, të formojë një grup pune që do t'i qaset përgatitjes së një Kodi të ri Zgjedhor.
"Në grupin e punës do të përfshihen nga dy përfaqësues nga partitë parlamentare, si dhe deputetët e pavarur.
Ministri Filkov informoi se ndryshime në Kodin Zgjedhor janë përgatitur nga Ministria e Drejtësisë në qershor 2025, në të cilat ishin të përfshira disa nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë kujton se Kodi Zgjedhor, që nga miratimi i tij deri më sot, ka pësuar rreth 40 ndryshime, të cilat, për shkak të qasjes së tyre të pjesshme, kanë krijuar mospërputhje në zgjidhjen ligjore.
"Për të miratuar një Kod Zgjedhor cilësor dhe të qëndrueshëm, është i nevojshëm një konsensus i gjerë politik nga të gjitha partitë politike, thonë nga Ministria e Drejtësisë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s