Në konfliktin me Iranin, deri tani janë plagosur rreth 200 ushtarë amerikanë, dhjetë prej tyre me lëndime të rënda
- Armata amerikane mbrëmë kumtoi se nga fillimi i konfliktit me Iranin e deri tani ka rreth dyqind ushtarë të plagosur në radhët e saj, prej të cilëve rreth dhjetë me lëndime të rënda.
- Post By Besnik Shuki
- 09:14, 17 mars, 2026
Uashington, 17 mars 2026 (MIA) - Armata amerikane mbrëmë kumtoi se nga fillimi i konfliktit me Iranin e deri tani ka rreth dyqind ushtarë të plagosur në radhët e saj, prej të cilëve rreth dhjetë me lëndime të rënda.
Zëdhënësi i komandës ushtarake amerikane në rajon, Tim Hokins deklaroi se dhjetë nga të lënduarit janë kategorizuar si "rëndë të lënduar". Ai në publkiimin në platformën "Iks" informoi se më shumë se 180 nga të lënduarit kanë lëndime të lehta dhe se janë kthyer në detyrë.
Hokins tha se ushtarët e lënduar janë sistemuar në shërbim të Izraelit, Arabisë Saudite, Bahreinit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Kuvajtit, Irakut dhe Jordanisë.
Pentagoni para një jave ka paraqitur rreth 140 ushtarë të lënduar.
Sipas të dhënave zyrtare nga 28 shkurti kur filluan sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit, jetën e kanë humbur 13 pjesëtarë të forcave të armatosura amerikane. bsh/
Foto: MIA arkiv