Në ambientet e QMK është mbajtur takim teknik në kuadër të projektit MKFFIS
- Në ambientet e Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) u mbajt Takimi i Parë Teknik në kuadër të projektit për përmirësimin e Sistemit Informativ për Zjarre Pyjpore të Maqedonisë (MKFFIS), i cili zbatohet me mbështetjen e Qendrës dhe Rrjetit të Teknologjisë Klimatike (CTCN) në kuadër të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), në kuadër të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP).
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:23, 23 janar, 2026
Shkup, 23 janar 2026 (MIA) - Në ambientet e Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) u mbajt Takimi i Parë Teknik në kuadër të projektit për përmirësimin e Sistemit Informativ për Zjarre Pyjpore të Maqedonisë (MKFFIS), i cili zbatohet me mbështetjen e Qendrës dhe Rrjetit të Teknologjisë Klimatike (CTCN) në kuadër të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), në kuadër të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP).
Takimin, informojnë nga QMK, e hapi drejtori i Qendrës për Menaxhimme Kriza, Muhamed Ali, i cili i përshëndeti mysafirët e pranishëm dhe pjesëmarrësve dhe u uroi atyre realizim të suksesshëm të qëllimeve dhe aktiviteteve të përcaktuara, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje të koordinuar, bashkëpunimit institucional dhe përmirësimit të kapaciteteve teknike për përballimin e rreziqeve të zjarreve në pyje dhe ndryshimeve klimatike.

Projekti synon përmirësimin e MKFFIS përmes zhvillimit të moduleve të reja analitike, forcimit të mbështetjes së TI-së dhe mbështetjes teknike, si dhe forcimit të kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për parandalimin, paralajmërimin e hershëm dhe reagimin ndaj zjarreve pyyjore, me një fokus të veçantë në uljen e rrezikut nga fatkeqësitë dhe një qasje gjithëpërfshirëse.
Foto: QMK