Muzeu i Shkencave Natyrore - Shkup do të modernizohet dhe pasurohet në mënyrë digjitale
- – Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov sot e vizitoi Muzeun e Shkencave Natyrore – Shkup, ku bashkë me drejtorin e përgjithshëm ekzekutiv dhe kryetaren e këshillit drejtues të Bankës Stopanska SHA Shkup, Hrisulla Kutudi dhe drejtorin e këtij institucioni kombëtar nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim, me të cilin do të mundësohet modernizim i muzeut.
- Post By Fitore Curri
- 12:24, 11 dhjetor, 2025
Shkup, 11 dhjetor 2025 (MIA) – Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov sot e vizitoi Muzeun e Shkencave Natyrore – Shkup, ku bashkë me drejtorin e përgjithshëm ekzekutiv dhe kryetaren e këshillit drejtues të Bankës Stopanska SHA Shkup, Hrisulla Kutudi dhe drejtorin e këtij institucioni kombëtar nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim, me të cilin do të mundësohet modernizim i muzeut.
Ministri Lutkov theksoi se sot po formalizohet partneriteti i rëndësishëm strategjik trevjeçar ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Muzeut të Shkencave Natyrore – Shkup dhe Bankës Stopanska SHA Shkup. E falënderoi Bankën Stopanska e cila e njohu rëndësinë e këtij misioni dhe nisme të drejtorit të Muzeut të Shkencave Natyrore që të marrë formë bashkëkohore të shprehjes, e cila do të jetë e rëndësishme për të rinjtë dhe për ne.
_toK87e32M/placeholder.webp?use_watermark=1)
“Përkushtimi dhe vizioni i tyre na lejojnë të fillojmë së bashku një proces modernizimi të konsiderueshëm dhe rifreskimi digjital të këtij institucioni, pikërisht në prag të 100-vjetorit të tij. Me këtë Memorandum, ne po japim një shembull se si sektori publik dhe privat mund të bashkëpunojnë me sukses për të krijuar kushte më të mira për të mësuar, për përmbajtje inovative kulturore dhe shkencore dhe për të mbështetur gjeneratat e reja. Jam veçanërisht i kënaqur që projektet do të zbatohen, nga ‘Dhoma Magjike’, deri te qasja e përmirësuar, faqja moderne e internetit dhe mjetet e reja digjitale, do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e kureshtjes, njohurive dhe kreativitetit tek vizitorët më të rinj”, theksoi Lutkov.
Paralajmëroi se Ministria mbetet plotësisht e përkushtuar në sigurimin e mbështetjes institucionale dhe krijimin e kushteve në të cilat do të vazhdojnë të rriten partneritetet e tilla.
Drejtori i Muzeut të Shkencave Natyrore në Shkup, Ivica Zarkadov i shprehu mirënjohje Bankës Stopanska SHA Shkup për donacionin e tyre të rëndësishëm prej 150.000 euro i cili, siç tha, ishte ofruar nga ana e tyre duke njohur rëndësinë e muzeut dhe duke investuar në modernizimin dhe zhvillimin e ri.
Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv dhe kryetar i këshillit drejtues të Bankës Stopanska SHA Shkup, Hrisulla Kutudi tha se janë të përkushtuar në partneritetin e ri me këtë muze dhe me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit. fc/
Foto:MIA