• e diel, 01 shkurt 2026

Mucusnki në Stamboll në takim me presidentin Rexhep Taip Erdogan në kuadër të Platformës Ballkanike për Paqe

Mucusnki në Stamboll në takim me presidentin Rexhep Taip Erdogan në kuadër të Platformës Ballkanike për Paqe

Shkup, 23 janar 2026 (MIA) - Në kuadër të Takimit të dytë të Platformës Ballkanike për Paqe, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të vendeve pjesëmarrëse, u takuan sot në Stamboll me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në takim u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe të Republikës së Turqisë me vendet e rajonit, si dhe mbi çështje më të gjera rajonale me interes të ndërsjellë.

"Në një kohë kur bota dhe rajoni po përballen me sfida serioze, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e forcimit të solidaritetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis anëtarëve të Platformës Ballkanike për Paqe", thuhet në komunikatë.

Në takim u vlerësua bashkërisht se Ballkani duhet të ecë përpara me një qasje që merr parasysh mësimet e së kaluarës, por që synon qartë stabilitetin, bashkëpunimin dhe një të ardhme të përbashkët. mb/

MPJdheTJ

QËNDRONI TË LIDHUR