MPJ: Gjithsej 473 shtetas të Maqedonisë së Veriut të gjetur në zonat e rrezikuara deri më tani kanë kontaktuar PDK-të në Tel Aviv, Doha dhe Abu Dabi
- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se sipas të dhënave të fundit, që nga fillimi i konfliktit deri më sot, gjithsej 473 shtetas të Maqedonisë kanë kontaktuar përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, Doha dhe Abu Dabi.
- Post By Ramize Qamili
- 11:13, 3 mars, 2026
Shkup, 3 mars 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se sipas të dhënave të fundit, që nga fillimi i konfliktit deri më sot, gjithsej 473 shtetas të Maqedonisë kanë kontaktuar përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, Doha dhe Abu Dabi.
"Prej tyre, 19 persona u raportuan nga Izraeli, 106 nga Katari, ndërsa 348 qytetarë iu drejtuan PDK-së së Abu Dabit. Ky numër përfshin dhe 18 persona nga Kuvajti, si dhe 12 persona nga Bahreini, njoftoi MPJdheTJ.
Në përputhje me informacionet e marra nga autoritetet kompetente, evakuimi nga toka nuk rekomandohet ende për qytetarët të cilët ndodhen në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Evakuimi do të fillojë në rastin e parë të sigurt, pas çka poshqyrtohen mundësitë për nxjerrjen e tyre të sigurt sapo të krijohen kushtet e përshtatshme.
Lidhur me qytetarët e Maqedonisë të cilët ndodhen në Tel Aviv, MPJdheTJ thotë se po shqyrton në mënyrë aktive alternativa të mundshme për evakuimin e tyre të sigurt nga vendi.
"Edhe një herë, u bëjmë thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të ndjekin rregullisht paralajmërimet dhe udhëzimet e autoriteteve kompetente. Në disponim 24 orësh mbeten numrat e telefonit të emergjencës të selisë së krizës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, si dhe kontaktet e përfasive diplomatike-konsullore, theksuan nga Ministria.
Nga Ministria shtojnë se publiku do të informohet me kohë për çdo informacion shtesë. rq/
Foto: MIA