• e diel, 01 shkurt 2026

MPB: Porosi të rreme elektronike në emër të drejtorit të BSP-së dhe Njësisë për Siguri Kibernetike, apelohet për kujdes

MPB: Porosi të rreme elektronike në emër të drejtorit të BSP-së dhe Njësisë për Siguri Kibernetike, apelohet për kujdes

Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Në MPB arrijnë denoncime të qytetarëve për porosi të pranuar në mënyrë elektronike gjoja në emër të drejtorit të Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev, ku jepen udhëzime brenda 24 orëve të shkohet në stacion policor ose të dërgohet një e-mail kthimi sepse pranuesi i porosisë supozohet se është objekt i hetimeve penale për një sërë veprash të sajuara penale, të cilat nuk i ka kryer, siç janë: pornografia fëmijërore, pedofilia dhe trafikimi i drogës. Qëllimi është që pranuesi i porosisë të regjistrohet përmes email-it dhe të japë të dhënat e tij personale, alarmojnë pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.

"MPB i informon qytetarët se bëhet fjalë për porosi të rreme e cila nuk është dërguar nga BSP - MPB as nga Njësia e Krimit dhe Sigurisë Kibernetike. Këto porosi elektronike janë një përpjekje klasike për mashtrim ku qëllimi i mashtruesve është që të vijnë deri te të dhënat personale të qytetarëve me qëllim shpërdorimin e mëtejshëm të tyre. Ftesat drejtuar qytetarëve lidhur me procedurat hetimore të MPB-së nuk dërgohen me e-maile dhe po të lexohen me kujdes këto porosi, mund të vërehen menjëherë gabime në tekst lidhur me atë se është bërë me një përkthim të dobët në internet, kështu që edhe kuptimi i përmbajtjes së porosisë tregon se është e dyshimtë, më saktësisht është një mashtrim", informojnë nga Ministria.

Apelojmë për kujdes të veçantë, të mos hapen këto porosi, të mos kontaktohet dërguesi dhe assesi të mos ndahen të dhënat personale të cilat i kërkojnë mashtruesit. Gjithashtu, ju paralajmërojmë të mos hapni linke dhe skedarë që dërgohen bashkëngjitur me çfarëdo porosie elektronike e cila vjen nga dërguesi i panjohur, me qëllim që të mbrohet sistemi tuaj kompjuterik nga softuerët keqdashës. sa/

Foto: FB  i MPB-së

QËNDRONI TË LIDHUR